GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Situata delikate, “Armata e Veriut” del me komunikatë për shtyp

22:09 - 04/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata delikate, “Armata e Veriut” del me komunikatë për shtyp
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy humbje në dy takime në këtë fillim sezoni, një skuadër aspak kompetitive dhe një e ardhme që nuk të jep aspak optimizëm.

Tifozët e Kukësit duan që skuadra e qytetit të tyre të mos konsiderohet pretendentja e parë për të rënë nga kategoria, por të kthehet me petkun e pretendentes, siç ka qenë për një dekadë.

Në një reagim në rrjetet sociale, tifo-grupi “Armata e Veriut” u kërkon pronarëve aktuale të klubit t’u hapin rrugën investitorëve të rinj, për ta kapërcyer këtë situatë delikate.

KOMUNIKATA E “ARMATËS SË VERIUT”:

“Klubi i Kukësit, pavarësisht se është një shoqëri aksionare, aksionet e së cilës janë të ndara mes familjes Gjici dhe biznesmenit Marsel Braka, kurrsesi nuk mund të trajtohet si një pronë private për sa kohë bëhet fjalë për një skuadër që përfaqëson një qytet.

Klubi i Kukësit ka shkruar historinë në dekadën e fundit, teksa familja Gjici ka merita të padiskutueshme në fitimin e titullit kampion, Kupave të Shqipërisë dhe Superkupës, në ecurinë dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Kukësi ishte skuadra që u tregoi të gjithëve se mund të përballemi denjësisht me çdo kundërshtar. Askush, asnjëherë nuk do i mohohen meritat familjes Gjici për atë çka ka dhënë për këtë klub.

POR, në situatën ku ndodhet, kurrsesi nuk mund të lejohet që një skuadër, e cila për vite e vite me radhë ka garuar në për titull, të jetë ndër skuadrat më të kuotura për të rënë nga Kategoria.

Pa dashur të drejtojmë gishtin nga persona të përveçëm, ne duam që të lihet rruga e hapur për investitorët e rinj, të cilët kanë shfaqur interesin për të financuar te klubi i Kukësit.

Nuk është e logjikshme, në kushtet kur janë mundësitë për të mos investuar, të mos hapet udha për biznesmenë të tjerë, që të vijojnë të mbajnë ekipin në nivele të larta.

Futbolli është sporti më i dashur më botë e skuadra e Kukësit i ka mundësuar për vite e vite me radhë popullit kuksian të argëtohet, si nga të paktat aktivitet.

Nuk është zgjidhje largimi i ish-kapitenit Rraman Hallaçi, mosaktivizivimi i lojtarëve kuksianë apo fshirja e komenteve, siç po bën klubi në javët e fundit.

Ndaj, i kërkojmë bordit drejtues të shohë e të analizojë mirë situatën, për të vendosur më të mirë e klubit, duke shtuar investimin ose duke hapur kahun për të mirën e klubit, në mënyrë që investitorë të rinj të vazhdojnë rrugën e artë që kemi shtruar.

Ne, nuk duam të kthehemi një dekadë mbrapa, nuk mund ta pranojmë kurrsesi.

Mendoni mirë e jepini një zgjidhje për këtë situatë, para se të jetë shumë vonë.

Kukësi është i kuksianëve, nuk është biznes privat, me interes individual!”

Etiketa: Armata e VeriutKukesiTifozet e Kukesit

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
“Ç’të keqe ka?”/ Allen kritikohet ashpër për mbështjen ndaj Rubiales

“Ç’të keqe ka?”/ Allen kritikohet ashpër për mbështjen ndaj Rubiales

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com