GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

18:14 - 14/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Procedohet penalisht i mituri në Pishkash, donte të digjte barishtet por i vuri zjarrin pyjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionin ditor zyrtar për zjarret në gjithë vendin.

Në Malin e Tërbunit ka një situatë të përmirësuar pasi zjarri është izoluar në masën 70%. Ndërkohë ka mbetur vatra e zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës.

Situatë e përkeqësuar paraqitet në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës, teksa vijojnë ende aktive vatrat në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive.

Ndërkohë vatrat aktive janë në:

Qafë Kumbullë, Mali i Tërbunit

Flet, Blerimaj, Fushë-Arrëz

Patalej, Kolsh, Lezhë-MirditëNjoftimi i plotë:

Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë është izoluar në masën 70%, pas punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri të helikopterit holandez. Situata është përmirësuar ndjeshëm, por ka mbetur vetëm një drejtim i vatrës se zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës ku po punohet nga të gjitha forcat në këtë zonë.

Vatra e zjarrit në fshatin Flet njësia administrative Blerimaj, bashkia F.Arrëz vijon të jetë aktive. Pavarësisht punës së bërë nga të gjitha forcat nga toka e ajri, zjarri po përparon drejt majës së Shtrazicës me sipërfaqe pishe, në kufi me fshatin Dardhë, ndërsa në drejtim të fshatit Kryezi deri tani është mbajtur nën kontroll. Era po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit dhe deri tani janë përshkuar 30 ha me shkurre dhe pemë të ndryshme. Gjatë natës situata do të monitorohet nga forcat zjarrfikëse për të mos lejuar kalimin në fshatra. Nesër do të rinisë puna në orët e para të mëngjesit nga forcat e pushtetit vendor, të FA dhe nga ajri me helikopterin holandez.

Nuk paraqet rrezik për banesat zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nga era është përkeqësuar dhe ka zgjeruar perimetrin dhe e bën të vështirë izolimin e tij përmes forcave nga toka. Vijon përhapja në verilindje të fshatit dhe në kufi me bashkinë Mirditë ( në afërsi të fshatit Katund i Vjetër).  Deri më tani është përshkuar 30 ha bimësi e ndryshme. Strukturat janë në ndjekje të situatës.

Situata është përkeqësuar në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 200 ha. Pavarësisht punës së bërë sot nga 80 forca, ndër to 60 efektivë të FA nuk është bërë i mundur izolimi i vatrës. Si pasojë e terrenit të vështirë dhe erës puna e forcave ka qenë e rrezikshme. Por nuk paraqitet rrezik për banesa. Nesër do të vijojë ndërhyrja nga ajri.

Vijon të jetë aktive vatra në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Situata është përmirësuar disi, por ka ende vatra të vogla në të gjithë malin. Nuk ka rrezik për banesat. Në këtë zonë afër fshatit Shemëri operon helikopteri Çek. Në ato zona forcat nga toka e kanë të pamundur ndërhyrjen.

Nuk ka probleme për banesat edhe në vatrën e zjarrit në Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, B. Dibër, ku flakët kanë kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Forcat operacionale janë në ndjekje të situatës.

Zjarri i rënë në një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Gllavë, njësia administrative Buz, bashkia Memaliaj nuk paraqet rrezik për banesa. Në terren janë forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës.

Lajme të lidhura

Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari
Aktualitet

Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari

21:13 - 12/01/26
Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës
Aktualitet

Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës

18:26 - 12/01/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
PSG-Strasbourg, prezantohen formacionet zyrtare/ Parisi me më të mirët në fushë

PSG-Strasbourg, prezantohen formacionet zyrtare/ Parisi me më të mirët në fushë

TË FUNDIT

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë
Breaking Views

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ervin Salianji, mohoi pretendimet e selisë blu se po punon për Ramën, duke...

Lexo më shumë
Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

22:51 - 12/01/26
Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

22:03 - 12/01/26
Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

21:51 - 12/01/26
Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari

Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari

21:13 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com