GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Situata e zjarrëve në vend, reagon Dom Gjergj Meta: Ta shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetur

08:36 - 10/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata e zjarrëve në vend, reagon Dom Gjergj Meta: Ta shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vend. Përmes një reagimi, Dom Gjergj Meta thekson se pamjet rrëqethëse që na vijnë nga Munella dhe Thirra, janë ngjarje të rënda.

Sipas tij, zjarri në pyje është një “fatkeqësi” që do ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar prerjen e tyre të pa kriter, prishjen e lumenjve e të përrenjve të ujit për HEC-et. Mes të tjerash Dom Gjergj Meta tha se përgjegjësia e parë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe të territorit.

REAGIMI I DOM GJERGJ METES
Pamjet rrëqethëse që na vijnë nga Munella dhe Thirra në Dioqezën tonë të Rrëshenit dhe jo vetëm prej aty, por nga anekënd vendit, janë ngjarje të rënda. Fatkeqësisht po përsëriten çdo vit duke zhdukur kështu florën dhe faunën e zonave tona.
Kjo është kriminale.
Zjarri në pyje është një “fatkeqësi” që do ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar prerjen e tyre të pa kriter, prishjen e lumenjve e të përrenjve të ujit për HEC-et, apo sikurse kemi shfrytëzuar minierat pa kritere, me të vetmin qëllim përfitime individuale.

Mbi kë bie përgjegjësia?
Përgjegjësia e parë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe të territorit. Natyra, pyjet, malet janë lënë krejt pasdore, duke u mjaftuar me disa investime, më shumë private, por që edhe këto e kanë përçudnuar pothuaj tërësisht natyrën, të përqendruara në bregdetin shqiptar.
Pjesa e brendshme e natyrës shqiptare është lënë në mëshirë të fatit e të njerëzve të papërgjegjshëm kriminalë ose përfitues të bizneseve klienteliste.
Përgjegjësia e autoriteteve shtetërore nuk mund të fshihet e as të mbulohet me ngrohjen globale apo me papërgjegjësinë e “çobanëve” zjarrvënës. Këta zjarre dhe përhapja e tyre janë kryekëput dështime të shtetit shqiptar, ashtu sikurse qe prerja e pyjeve menjëherë pas rënies së komunizmit.
Përgjegjësia e dytë, por jo më e vogël, është ajo e ne qytetarëve me mosangazhimin tonë, me pandjeshmërinë tonë, pothuajse totale ndaj natyrës si një e mirë dhe pasuri e përbashkët. Natyra është shtëpia jonë e përbashkët na kujton Papa Françesku. E duam natyrën vetëm kur na freskon apo na ngroh, por jo kur na duhet ta mbrojmë atë. Për vite me radhë, qysh me rënien e komunizmit me natyrën është abuzuar. Krahas korrupsionit shtetëror është shtuar edhe papërgjegjshmëria dhe formimi i ulët qytetar. Duhet së pari ta ruajmë e më pas të denoncojmë abuzimet me natyrën, duke çuar në vëmendjen e autoriteteve abuzuesit e duke protestuar kur abuzesi është vetë shteti me hallkat e tij të korruptuara.
Është koha e një veprimi dhe reflektimi serioz.
Prandaj përveç hapave ligjorë të domosdoshëm ndaj përgjegjësve të zjarreve, në çdo hallkë që ata janë, por që kanë ndikuar negativisht me veprimin apo mosveprimin në kohë, me neglizhencën e qëllimshme apo të paqëllimshme të tyren, nevojitet një ndërgjegjësim qytetar, një ndërveprim i të gjithëve që ta shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetë.
Rrëshen 10 gusht 2021

Etiketa: DOM GJERGJ METASituatazjarre

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Zjarri në Tunelin e Kalimashit/   Peleshi: Punë heroike e FA, mirënjohje për mbështetjen e Kosovës

Zjarri në Tunelin e Kalimashit/ Peleshi: Punë heroike e FA, mirënjohje për mbështetjen e Kosovës

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com