GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Situata me Covid, a përbën rrezik varianti “Delta” për karantinim, flet drejtoresha e ISHP Albana Fico

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Situata me Covid, a përbën rrezik varianti “Delta” për karantinim, flet drejtoresha e ISHP Albana Fico
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Varianti “Delta” ka rikthyer sërish frikën për rritjen e rasteve në Shqipëri. Por çfarë do të ndodhë në vjeshtë dhe dimër, a rrezikojmë një tjetër mbyllje? Cilët janë skenarët e autoriteteve shëndetësore?

Për të folur mbi situatën aktuale të COVID-19 në Shqipëri dhe asaj që mund të ndodhë, “ABC” zhvilloi një bisedë me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e cila u shpreh se po përgatiten disa skenarë për vjeshtën dhe dimrin, por që nuk parashikohet një tjetër mbyllje. Fico nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë një valë të tretë por amplituda, sipas saj nuk mund të jetë si ajo që përjetuam në nëntor apo shkurt.

“Jo, ne nuk e parashikojmë, por nëse do të ketë ndryshime të numrave dhe të tilla përkeqësime që do të duan një rivlerësim të masave, patjetër do i rivlerësojmë. Është e çuditshme si ikin muajt. Ne vijojmë që të punojmë. Pa diskutim ka një grup pune që ka përfaqësues edhe të ISHP-së që po punon për të vendosur në linja si duhet ta trajtojmë vjeshtë dimrin.

Ne kemi fokus që të vijojmë me vaksinimin, duke respektuar planin. Jemi të përgatitur për t’u ballafaquar me skenarë të një situate që është e ndryshme nga kjo. Mund të ketë një valë të tretë por amplituda e saj nuk mund të jetë me gjasa nga ajo që përjetuam në nëntor apo shkurt. Ka një përgjegjësi të detajuar për të gjithë skenarët, rritjes së kapaciteteve. Dokumenti do të jetë i plotë, do të ketë të gjithë sistemin të përgatitur.

Që nga fillimi i pandemisë përveç karantinimit, masat tona kanë qenë të moderuara. Por të mos harrojmë që vjet ka pasur një mungesë, ajo e vaksinave dhe kjo jep një garanci për të mos e parë me syze të zeza vjeshtë dimrin që po vjen, pasi është ndryshim i madh i asaj që mund të bëjmë sot. Ne kemi qenë “lidhur” deri para 11 janarit (kur erdhën vaksinat). Sistemi sot ka treguar se e përballon këtë situatë, ne dimë më shumë, por edhe shkenca” tha ajo.

Por cila është arsyeja që ka një këmbëngulje që të rinjtë të vaksinohen, a lidhet kjo me variantin “Delta”?

“Historia ka shumë për të ofruar por ne kemi shkuar në bazë të një plani vaksinimi. Ne kuptuam diçka, që në variantin e parë ne kemi të rinj që ishin të infektuar dhe shërbenin si transmetues për habitatet ku ktheheshin familje apo konvikte. Delta praktikisht, ka një transmetueshmëri më të lartë dhe prekje më të madhe.

Fakti që ti nuk do, pavarësisht përpjekjeve që bëhen, të kemi një grup që do të vijojë që të jetë vektor, që për hir të shumë arsyeve nuk është provuar që të çedojë, ne jemi shumë të vëmendshëm. Në planin tonë ne me vërtetë kemi filluar me fashat moshore dhe grupet e riskut, por gjithmonë është e arsyeshme që gjithmonë është e nevojshme të fillojë efekti i vaksinimit. Nuk është se ka këtu një shqetësim të veçantë për të rinjtë.

Ne jemi në javën e hapur të vaksinimit dhe ditën e tretë ishin më shumë se 13 mijë doza. Por natyra njerëzore ka brenda vetes atë mungesën e kujdesit, sidomos në një stinë të gëzuar si vera, njerëzit i shmangen për të shkuar dhe për ta kryer vaksinimin.

E vërteta është që kemi arritur që të mbajmë të zgjuar interesin përmes shpjegimit të detajuar. Është një arritje e jashtëzakonshme, është një punë pjesë e së cilës unë jam dhe duhet të kuptojmë që po arrijmë të bëjmë gjëra që vite e vite nuk janë bërë, si për testimet dhe fushatat e vaksinimit masiv. E kemi parë me fruthin që u zhvillua. Kjo falë edhe historikut të programit të vaksinimit, që mbulesa ka qenë gjithmonë ka qenë aty ku duhet” deklaroi Fico.

Fico u ndal edhe tek protestat e bizneseve në zonat bregdetare në vend për orarin e muzikës. Lidhur me këtë, Fico apeloi për mirëkuptimin e të gjithëve për të kaluar këtë situatë.

“Mendoj se këtë pyetjen duhet t’ja bëjnë veten. Në këtë situatë duhet të kthehesh gjithmonë nga vetja. Të shkosh kundra rrymë për sa i përket një situate që ka shkundur botën. Jemi në një situatë ku mund ta menaxhojmë shumë mirë dhe të gjithë të japim nga vetja. Nuk funksionon kështu. Unë do të apeloja që të gjithë këta njerëz të kuptonin. Le të japim secili nga vetja për të pasur një qëndrueshmëri që na shërben të gjithëve.

Maskat nuk kemi pse ti hedhim. Një nga gjërat e rekomandueshme, por jo të detyrueshme ta mbajnë në një ambient të hapur. Këtu jemi për të prodhuar besim maksimal që aj që ne bëjmë do ta çojë popullatën rone drejt fundit të pandemisë. Na duhet të punojmë të gjithë bashkë,” deklaroi Fico.

Etiketa: Albana Ficokarantinemuzikaseknarevarianti delta

Lajme të lidhura

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja
Breaking Views

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja

20:52 - 19/06/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada
Ekonomi & Sociale

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:01 - 19/06/26
Para
“Gati për Shqipërinë”, zv/ministrja Muzhaqi: Morën pjesë 433 aplikues, realizuam takime me 70% prej tyre

“Gati për Shqipërinë”, zv/ministrja Muzhaqi: Morën pjesë 433 aplikues, realizuam takime me 70% prej tyre

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë...

Lexo më shumë
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

19:51 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetlike girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis