GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të ri mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, Mbrojtja bën me dije se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Në Malin e Dajtit, po vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Në Abaze të Krujës, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët. Në terren po punojnë 2 automjete zjarrfikëse, 24 efektivë, 10 vullnetarë dhe 15 forca të ADZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve

(16 gusht 2026, ora 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

  • Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.
  • Vakumone, Shëngjergj – Vijon puna me forcat e MZSH, vullnetarë dhe strukturat vendore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
  • Abaze, Krujë – Zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët. Në terren po punojnë 2 automjete zjarrfikëse, 24 efektivë, 10 vullnetarë dhe 15 forca të ADZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
  • Gurë-Lurë, Dibër – Vijon operacioni në një perimetër të gjerë. Janë angazhuar 115 forca bashkiake, 13 forca policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH me 2 automjete zjarrfikëse, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA. Korridoret e hapura kanë penguar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
  • Qafë Helmes, Dibër/Bulqizë – Zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës. Në terren janë 6 forca bashkiake dhe 5 vullnetarë. Nuk ka rrezik për banesat.
  • Bruç, Mat – Zjarri ka shtrirje të gjerë në një zonë shkëmbore me akses të vështirë. Në operacion janë 1 automjet zjarrfikës dhe 5 efektivë. Nuk ka rrezik për banesa, stane apo blegtori.
  • Lufaj, Mirditë – Vijon puna me 20 forca për hapjen e korridoreve ndarëse, ndërsa në mbështetje është angazhuar edhe 1 helikopter i FA. Vatra mbetet aktive, por me intensitet më të ulët.
  • Tharri, Mirditë – Vatra është vënë nën kontroll. Në terren janë 2 automjete zjarrfikëse, 8 efektivë MZSH, 8 forca bashkiake, 15 vullnetarë dhe 5 policë, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë.
  • Fushë-Lajë, Pukë – Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë, megjithëse ka përhapje në sipërfaqe. Në operacion janë 2 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH dhe 16 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
  • Rrjoll, Shkodër – Vatra ndodhet në terren të paarritshëm; situata monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së saj.
  • Trevllazër, Vlorë – Vatra është nën kontroll, ndërsa MZSH vijon punën për shuarjen e plotë.
  • Leminot, Maliq – Një vatër e re është evidentuar në sipërfaqe me barishte dhe shkurre; MZSH Maliq është në terren dhe po punon për shuarjen.

AKMC vijon monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në të gjithë territorin.

Etiketa: Kryesore1Ministria e MbrojtjesSituatazjarret

Lajme të lidhura

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani
Aktualitet

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26
Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta
Aktualitet

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Para
“Protesta në 77 ditë krijoi një manifestim të ri politik”/ Marjana Koçeku: Politika e vjetër përqesh qytetarin dhe refuzon ta dëgjojë

“Protesta në 77 ditë krijoi një manifestim të ri politik”/ Marjana Koçeku: Politika e vjetër përqesh qytetarin dhe refuzon ta dëgjojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani
Aktualitet

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët...

Lexo më shumë
Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com