GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se deri në orën 14:00 të 29 gushtit janë raportuar 12 vatra zjarri.

Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 214 forca operacionale, 6 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë.

Situata më problematike paraqitet në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe përhapje e flakëve. Në zonë po operojnë 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, 20 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa ndërhyrja nga ajri po kryhet me dy helikopterë.

Në Vajkal të Bulqizës janë përqendruar gjithashtu forca të shumta. Operacioni mbështetet nga një helikopter dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, forcat pyjore dhe vullnetarët.

Aktive mbeten edhe vatrat në Qafë të Helmës dhe në Sllatinë të Dibrës. Në Qafë të Helmës situata po monitorohet dhe nuk raportohet për zhvillime të reja apo rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Sllatinë janë angazhuar 78 forca nga MZSH-ja, shërbimi pyjor, ADZM-ja, bashkia dhe vullnetarët.

Vatrat e zjarrit në Komsi, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë izoluar ose ndodhen nën mbikëqyrje dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri i raportuar në Delisuf të Vlorës është shuar plotësisht. Flakët kishin përfshirë rreth 2 hektarë sipërfaqe me shkurre.

Forcat në terren vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në zonat problematike, me qëllim parandalimin e riaktivizimit dhe përhapjes së vatrave të zjarrit.

Etiketa: Situatazjarret

Lajme të lidhura

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!
Aktualitet

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn
Aktualitet

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26
Para
Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, sfidë e re pas largimit nga Interi

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, sfidë e re pas largimit nga Interi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26

Arbër Hajdari ka reaguar, pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë, Erion Veliaj, deklaroi se kryeministri Edi Rama e...

Lexo më shumë
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26
Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

20:56 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com