GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata në Kosovë/ Berisha: Shqiptarët nuk janë shkaku i krizës, por është nacionalizmi i verbër serb

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata në Kosovë/ Berisha: Shqiptarët nuk janë shkaku i krizës, por është nacionalizmi i verbër serb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Berisha foli edhe njëherë për anulimin e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës, ditën e djeshme nga kryeministri Rama.

Ndër të tjera, Berisha tha se drafti i Ramës për Asociacionin u mor nga sirtarët e Beogradit, dhe i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

“Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Si shkak për anulimin e këtij takimi të lajmëruar prej kohësh, Rama paraqiti refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Ramës për Asociacionin, të marrë nga sirtarët e Beogradit.

Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Rramës në punet ë brendshme, për një probleme me të cilin po merren vendet më të fuqishme të globit. Lidhur me këto zhvillime, PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherrndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar.

Së dyti, PD përgëzon refuzimin nga autoritetet e Kosovës për të diskutuar me Edi Ramën projektin e Vuçiçit, njësoj siç bëri me hartat e ndarjes së Kosovës. PD përgëzon refuzimin e diskutimit të projektit dhe rolin ndërmjetës të shpallur nga Edi Rama. Rama është dëshmuar haptas një argat i zellshëm i Aleksandër Vuçiç. Ai ka promovuar si të vetat të gjitha projektet e Vuçiçit, duke filluar me projektin e ndarjes së Kosovës, duke vazhduar me projektin e Ballkanit të Hapur dhe duke vazhduar së fundmi me projektin e Asociacionit, me të cilin Vuçiç dhe Rama kërkojnë shpërbërjen dhe ndarjen e Kosovës.

PD shton gjithashtu se Rama, që nga fillimi i agresionit barbar rus ndaj Ukrainës, në kundërshtim flagrant me interesin e kombit shqiptar dhe mbarë komunitetit euroatlantik, ka mbrojtur haptas qëndrimin e Vuçiçit kundër sanksioneve të NATO dhe BE ndaj Rusisë. Ai madje në dhjetëra raste ka kritikuar haptas kërkesën e NATO dhe BE ndaj Beogradit për respektimin e sanksioneve. Me angazhimin e ethshëm të fundit me projekt konkret dhe sherrndjellës për Asociacionin, me sulmet ndaj homologut në Kosovë, ka diçka të tmerrshme personale të Edi Rarmës.

Kryeministri i Shqipërisë është nën hetim penal t ëhapur në Uashington për superskandalin e tij me Charles McGonigal. ai është në hetim të hapur, pasi i ka korruptuar aleatit kryesor, ish-shefin e shërbimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, ndërkohë që ai ishte në detyrë dhe e ka angazhuar atë në hetime private për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Kohët e fundit, prokurori amerikan ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare të McGonigal me dosjen e lidhjeve ruse. Duket se aferat janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Për të lehtësuar sadopak pozicionin e tij të pashpresë, Edi Rama vazhdon të paraqesë projekte të pakërkuara për problemin më delikat të rajonit.

PD e Shqipërisë iu bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Kjo është rruga më e mirë për dështimin e projektit Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës.

Ne kemi mbështetur dhe mbështesim krijimin e Asociacionit në kuadrin e Kushtetutës së këtij vendi si një e drejtë e pamohueshme.”

PD është kundër forme Asociacioni superkushtetues pasi e konsideron atë rrezik madhor në Ballkan.

Së fundmi, PD i konsideron sanksionet ndaj Kosovës, një demokraci e re dhe e suksesshme, popullit të të cilit nuk i janë mbyllur plagët akoma, si një akt të pajustifikuar me ligjin ndërkombëtar dhe moralin e vendeve të lira.

Kosova është një bastion i euroatlantizmit në rajon. Ato sanksione do ishin një shpërblim i pamerituar për autokratët Rama-Vuçiç, që janë të lidhur kokë e këmbë.

Askush nuk duhet të harrojë se në 100 vitet e fundit, kombi shqiptar ka përjetuar ndëshkimet më të mëdha në Europë. Shqiptarët nuk meritojnë ndëshkime të tjera. Nuk janë ata shkaku i krizës, por është nacionalizmi i verbër serb që lufton për hegjemoninë serbe në Ballkan.”- deklaroi Berisha.

Etiketa: grupi parlamentarKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar
Breaking Views

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Para
Berisha u ndan detyrat deputetëve: Ndiqni seancat në Kushtetuese për ‘Butrintin’

Berisha u ndan detyrat deputetëve: Ndiqni seancat në Kushtetuese për ‘Butrintin’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com