GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata në Kukës, Safet Gjici: Zjarrin te tuneli e vumë në kontroll pa ardhur ndihma nga Kosova

07:45 - 10/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata në Kukës, Safet Gjici: Zjarrin te tuneli e vumë në kontroll pa ardhur ndihma nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, në një lidhje për Fax news, tha sot se zjarri në zonën pranë tunelit të Kalimashit është vënë nën kontroll një orë pas mesnate. Gjici tha se zjarri u shua pa ardhur ende forcat nga Kosova, të cilët kanë dalë mëngjesin e sotëm në terren, ku më kritike mbetet situata në majën e Rrunës.

“Që nga ora 4 e pasdites së djeshme, dhe deri në orën 01:00 kemi arritur që të evitojmë rrezikun mbi tunelin e Kalimashit, vatra që është shumë e vështirë është ajo e Malit të Rrunës, ka ndërhyrje nga ajri dhe nga toka, për të izoluar tërësisht vijën e zjarrit në majën e Rrunës, e cila është rreth 5 km. Kjo vatër zjarri ka ardhur nga Thirra në zonën e Mirditës, sipas informacioneve ka pasur një shkëndijë elektrike fillimisht, nuk kemi ende persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Ne jemi realisht në luftë prej një jave që jemi duke u marrë me zjarrin. Dua të falenderoj mbi të gjitha banorët që gjenden pranë vatrave, që kanë qenë dhe vetë në 24 orë në luftë me zjarret. Natyrisht që forcat e Kosovës kanë ardhur pasi kemi kaluar rrezikun mbi tunel, unë dua të falenderoj pa masë ambasadorin tonë në Kosovë, zotin Minxhozi, dua të falenderoj ministrinë e brendshme dhe të mbrojtjes në Kosovë, erdhën në mbrëmje dhe sot janë nisur për në terren.

Po punojnë bashkë me forcat tona, në majën e Rrunës dhe jashtë tunelit të Kalimashit.Qarkullimi në rrugën e Kombit nuk është penguar në asnjë moment, ishin rreth 70 forca që po punonin në terren, nuk kanë pasur asnjë problem, nuk ka pasur prolem edhe pse rrezikshmëria ishte e lartë.Situata u kalua me sukses, pa asnjë problem për qarkullimin e njerëzve. Në majën e Thirrës duhet të ndërhyhet patjetër me helikopter, për shkak të terrenit. Janë pyje të larta, dhe prandaj duhet të ketë një alternim të ndërhyrjeve nga ajri dhe nga toka, nuk ka rrezik për qendrat e banuara, është një terren tej mase i vështirë, zjarrfikësit kanë qenë aty 24 orë pa pushim.

Nuk kemi deri tani rrezikshmëri për banesat, se vija e zjarrit është larg, vetëm përmes helikopterit ne do mund ta izolojmë këtë vatër. Me dy mjete që ka Bashkia e Kukësit, dhe 45 forca zjarrfikëse e ka të pamundur që të mbulojë të gjithë territorin. Me këto forca ne monitorojmë edhe zonën e tunelit, është e pamundur që ta kontrollojmë të gjithë territorin e Bashkisë. Na duhen zjarrfikëse dhe për terrenet e thyera që ka në disa njësi administrative”, tha Gjici.

Etiketa: KosovaSafet Gjicituneli

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Shehu reagon pas deklaratave të Ramës në Athinë: Sulmon Europën, te ardhmen tonë të vetme

Tritan Shehu reagon mbi vaksinimin e detyrueshëm: Së pari qeveria të heqë nga përdorimi vaksinat e pasigurta

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com