GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata në PD, Berisha: Duhen nxjerrë përgjegjësitë për rezultatin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata në PD, Berisha: Duhen nxjerrë përgjegjësitë për rezultatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një status në Facebook, i cilëson zgjedhjet e 25 prillit si një ditë të zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri. Sipas tij, këto zgjedhje ishin jo demokratike dhe të vjedhura.

Në një analizë të gjatë, ish-kryeministri shpjegon se pse në këto zgjedhje, sipas tij, vota e lirë e shqiptarëve u dhunua para se të hidhej në kuti. Si arsye, Berisha liston drogën dhe kanabizimin e vendit, ndryshimet kushtetuese të cilat i cilëson si të njëanshme, ndërsa akuzon KQZ-në, Kolegjin, Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Gjykatat se në 98 për qind të vendimeve kanë qëndruar besnike të partisë në pushtet.

Gjithashtu, Berisha sjell në vëmendje incidentin e 14 marsit në Elbasan, për të cilin ai thotë se personat e përfshirë nuk u vunë para përgjegjesisë që të ishin të lirë të kryenin “misionin e tyre kriminal” dhe kjo, shton më tej ish-kryeministri, solli edhe përgjakjen e Elbasanit më 21 prill.

Blerja e votës në këto zgjedhje, sipas Sali Berishës, ishte më masive se kurrë më parë

“Partia Doshi eshte vetem nje shembull i “industrializimit” te blerjes se votes per llogari te Edi Rames sepse makineria me e madhe e blerjes se votes e ketij megakrimi elektoral qendron ne Partin Socialiste. Keshtu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace, Peleshi, Klosi, Çuçi, etj jane shpenzuar per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku dhjetfishi i shumave te shpenzuara nga Doshi per kete qellim,” shkruan ai në postimin e tij.

Ndërsa, duke u ndalur tek Partia Demokratike, Sali Berisha thote se duhet një analizë e thellë tashmë për nxjerrjen e përgjegjësive mbi rezultatin nga cilido. Gjithashtu, ish-kryeministri shprehet se është jetike për vetë PD dhe vendin që të mblidhen prova dhe fakte që këto zgjedhje ishin jo demokratike dhe materialet t’u dërgohen institucioneve përkatëse të vendit dhe misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, por edhe institucioneve të tjera ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, Kongresit në SHBA, etj.

Lajme të lidhura

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi
Breaking Views

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq
Breaking Views

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Para
Me dy gishta lart, Flamur Noka: Triumfuam në Paskuqan dhe Kamëz

Me dy gishta lart, Flamur Noka: Triumfuam në Paskuqan dhe Kamëz

TË FUNDIT

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një mendim urgjent në lidhje me...

Lexo më shumë
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com