GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Situata në Veri, Kurti shprehet se do të takojë Vuçiç

19:50 - 21/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata në Veri, Kurti shprehet se do të takojë Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se pas takimit të nesërm në Vatikan me Papa Françesku, do të udhëtojë për në Bruksel në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Bruksel për tu takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Sipas itinerarit tim të përcaktuar për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, konfirmoj pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme Josep Borrell”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se në këtë takim do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, de-eskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti një ditë më parë (e martë) ka thënë se është i interesuar për t’i paraqitur hollësisht të dhënat të cilat i posedojnë institucionet e Kosovës lidhur me rrëmbimin e tre policëve nga autoritetet serbe.

“Do të komunikoj edhe me Brukselin dhe jam i gatshëm dhe i interesuar të shkoj në takimin e radhës në Bruksel në mënyrë që të paraqes hollësisht këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë që de-eskalimi i situatës të cilin po kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë të martën Kurti.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, thotë se takimi i thirrur në Bruksel midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç, që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve, nuk pritet të ndodhë këtë javë.

Etiketa: Situataveriu

Lajme të lidhura

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Kurti “karikon” Kosovën para Turqisë: Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri
Kosovë & Rajon

Kurti “karikon” Kosovën para Turqisë: Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri

09:37 - 30/03/26
Para
Shqiptarët pa viza drejt SHBA, ja çfarë thotë Yuri Kim

Shqiptarët pa viza drejt SHBA, ja çfarë thotë Yuri Kim

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit
Aktualitet

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit

09:20 - 31/03/26

Gjykata e Durrësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim...

Lexo më shumë
Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

09:04 - 31/03/26
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

08:25 - 31/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com