GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata nga reshjet, Ministria e Mbrojtjes del me një njoftim

11:16 - 12/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata nga reshjet, Ministria e Mbrojtjes del me një njoftim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas situatës së krijuar nga reshjet në vend, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes. Ky institucion bën me dije se sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, në Agjencinë e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me prefekturat, me emergjencat civile në bashkitë e qarqeve, apo drejtuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, sot situata e krijuar si pasojë e reshjeve është e qetë.

Lumenjtë janë në kuotat e tyre normale, akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa grupet e punës vazhdojnë në teren për riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Ndërhyrja e menjëhershme nga strukturat përgjegjëse, si ato bashkiake, kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve apo OSHEE ka bërë që situata të normalizohej shpejt.

Ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë, Shkodër, Shijak, Krujë.

Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen forcat po punojnë për riparimin e një segmenti rruge, të dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. Në fshatin Lgjin, njësia administrative Orosh, fadromat e bashkisë janë duke punuar për pastrimin e rrugës.

Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës.

Po ashtu ndërhyrja në kohë normalizoi situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit.

Kontraktorët kanë punuar dhe normalizuar situatën edhe në rrugën mes fshatrave Bënçë dhe Lekdush në Tepelenë.

Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

Sipas të dhënave të Intitutit të Gjeoshkencës si dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët me intervale të pakta e kthjellime, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet hera – herës do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje  dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Agjencia e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes është duke ndjekur me prioritet situatën, në bashkëpunim me autoritetet vendore, në mënyrë që të koordinohet puna për një ndërhyrje të menjëhershme në rast problematikash që mund të krijohen nga reshjet.

Etiketa: reshjeShqiperisituate

Lajme të lidhura

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Para
Sulmi ndaj efektivëve, policia e Kosovës jep detaje për 3 rastet

Sulmi ndaj efektivëve, policia e Kosovës jep detaje për 3 rastet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com