GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Situatë alarmante”, LSI për nisjen e vitit të ri shkollor: Qeveria asnjë buxhet për arsimin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Situatë alarmante”, LSI për nisjen e vitit të ri shkollor: Qeveria asnjë buxhet për arsimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me nisjen e vitit të ri shkollor, ku akuzon qeverinë se ndonëse e konsideron arsimin si prioritet ndërkombëtar, në programin që miratoi në Kuvend, nuk kishte asnjë buxhet dedikuar arsimit.

“Nis sot dita e parë e shkollës për arsimin parauniversitar, që trumbetohet të jetë një prioritet kombëtar, por vetëm si i tillë nuk trajtohet. Fatkeqësisht kjo qeveri tregon me fakte se nuk e ka prioritet edukimin, për sa kohë në programin që sapo miratoi në Kuvend nuk kishte asnjë fjalë për buxhetin e dedikuar për arsimin, që sot është më i vogli në rajon me 2,4 % të GDP, kur duhet të ishte minimalisht 5% e GDP, për të rritur cilësinë dhe garantuar punësim të sigurt”.

Xhixho shkruan në Facebook se shkollat po mbyllen, ndërsa mësuesit paguhen më pak se në vendet e tjera të rajonit.

“Këtë vit, shkollat presin 10 mijë fëmijë më pak në klasën e parë se një vit më parë, ndërkohë që shumë shkolla mbyllen në Elbasan, Shkodër etj., dhe 350 mësues rrezikojnë vendin e punës për mosplotësim të orëve sipas planit. Sipas Eurostat mësuesit tanë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjera të rajonit, duke mos iu njohur financiarisht puna e palodhur në kushtet sfiduese të pandemisë”.

Sipas deputetes së LSI, si pasojë e Covid, shumë nxënës kanë humbur mundësinë për të përfituar njohur, ndërsa shkruan se këtë vit do vijohet sërish me mësim me turne dhe orare të reduktuara.

“Shumë nxënës nuk kanë pasur qasje në internet gjate pandemisë dhe nuk kanë pasur platforma efikase të të mësuarit online. Për rrjedhojë, më shumë se 60% e nxënësve kanë humbur mundësitë për të përfituar njohuritë sipas programeve dhe kurrikulave mësimore. Ndërkohë që grumbullimet vazhdojnë normalisht , këtë vit do vijohet me mësimin me turne ,orë të reduktuara që nuk siguron cilësinë e mësimit dhe shkakton lodhje për nxënësit dhe mësuesit. Në kushtet kur mësuesit janë të vaksinuar ose kanë test pcr dhe nxënësit kanë detyrimin e mbajtjes së maskës dhe respektimin e rregullave të pandemisë”.

Ndër të tjera, deputetja shkruan se edukimi i të rinjve është investimi më i madh që bën në emër të së ardhmes, ndërsa ka propozuar disa politika konkrete për rritjen e buxhetit të arsimit dhe të cilësisë sipas LSI.

Etiketa: Erisa XhixhoLSI

Lajme të lidhura

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
Aktualitet

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26
Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje
Aktualitet

Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

12:25 - 21/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Aktualitet

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
Para
E rëndë, shënohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm në Kretë

E rëndë, shënohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm në Kretë

TË FUNDIT

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
Aktualitet

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar me tone të ashpra studentët që prej më shumë se një jave protestojnë masivisht, duke...

Lexo më shumë
Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

12:25 - 21/10/26
U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com