GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situatë alarmante në Fitore të Selenicës, reagon prefekti i Vlorës: Jemi në pikë kritike

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë alarmante në Fitore të Selenicës, reagon prefekti i Vlorës: Jemi në pikë kritike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka bërë me dije se situata është kritike në Fitore të Selenicës pasi lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati dhe për pasojë rrezikohen banesat e zonës.

Në një intervistë për Report TV, Mamaj tha se në këtë zonë janë përmbytur 4 shtëpi, ndërsa theksoi se ato janë të ndërtuara në shtratin e lumit. Prefekti bëri më dije se niveli i ujit në urën e Mifolit është në pikën kritike.

“Situata është e vështirë, parametrat ose niveli i ujit në Mifol është nga më historikët duke e krahasuar me 2015 ose 2017, por falë argjinaturës që është ndërtuar kohët e fundit po përballojmë me shumë vështirësi përmbytjen në fshatin Fitore. Në parashikimet tona ishte çdo gjë e parashikuar pasi intensiteti i reshjeve në 48 orët që kaluan ishte tejet i lartë. Reshjet kanë pushuar, niveli në Memaliaj është në rënie, por kjo nuk po pasqyrohet ende në Mifol, po marrim masa për të forcuar argjinaturën. Jemi në pikën kritike, jemi në rrezik por jemi angazhuar për ta përballuar”, tha Mamaj.

Mamaj gjithashtu bëri me dije se banorët e zonës në qarkun e Vlorës janë lajmëruar për këtë situatë kritike, ndërsa ata në banesat e përmbytura janë evakuuar.

“Pjesën e lajmërimit me popullatën, përreth kësaj zone të paktën për qarkun e Vlorës e kemi kryer. Tashmë disa banesa që kanë qenë në këmbët e urës së Mifolit, janë në pushtetin e ujit. Njerëzit janë evakuuar. Janë 4 banesa, pasi këto përmbyten zakonisht edhe nga shirat më të dobëta pasi janë ndërtuar në shtratin e lumit Vjosë. Kemi 10 ditë që e ndjekim situatën, kemi marrë masat që ta paktën mos të kemi humbje jete në njerëz, intensiteti i shirave kanë bërë të mundur rritjen e prurjeve në Vjosë”, u shpreh ai.

Mësohet se niveli në Lumin e Vjosës ka arritur në 8 metra, ku prurjet e shumta gjatë mesnatës kanë sjellë çarjen e digës në Urën e Mifolit duke depërtuar në pjesën e poshtme.

Etiketa: permbytjeVlore

Lajme të lidhura

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Para
Lumi Vjosa ‘pushton’ Vlorën, dëmtohet Ura e Mesaplikut, izolohen 300 banorë

Lumi Vjosa ‘pushton’ Vlorën, dëmtohet Ura e Mesaplikut, izolohen 300 banorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com