GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Situatë e qetë në Banjskë, operacioni vazhdon

19:43 - 25/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Situatë e qetë në Banjskë, operacioni vazhdon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas ngjarjeve të djeshme mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe grupeve terroriste serbe, ku pati të vrarë, të plagosur dhe të arrestuar, situata e përgjithshme në Bajnskë të Zveçanit sot është e qetë dhe pa tensione.

Një autoblindë me policë është duke qëndruar gjatë tërë kohës tek udhëkryqi i rrugës që të çon në drejtim të manastirit të Bajnskës, aty ku u zhvilluan luftimet të dielën, ndërsa askush nuk po lejohet të lëvizë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe gazetarët.

Mësohet se operacionet e policisë në kërkim të terroristëve në këtë zonë po vazhdojnë.

Automjetet e EULEX-it, sikur edhe ato të Policisë së Kosovës, e nganjëherë edhe të KFOR-it, janë duke e frekuentuar vazhdimisht këtë pjesë të veriut të vendit, ndërsa gjatë ditës është vërejtur edhe një helikopter i KFOR, duke vëzhguar situatën nga ajri.

Ndërkaq, burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se policia ende nuk ka arritur të marrë kontrollin e plotë brenda manastirit, kështu që dyshohet se aty mund të ketë akoma dikush nga terroristët, qoftë të plagosur apo edhe të vrarë. Sipas këtyre burimeve, rreth një kilometër në zonën përreth manastirit, sot është gjetur po ashtu një automjet i braktisur dhe pa targa, në të cilin kishte përplot armatim të prodhimit serb.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot gjatë një konference për media, ka prezantuar arsenal armesh e pajisjesh tjera, përfshirë automjete të kamufluara të KFOR, uniforma, harta, monedha eurosh, ushqime e medikamente, dhe shumë pajisje tjera ushtarake, që posedonte grupi i armatosur të dielën në fshatin Banjskë.

Etiketa: Banjskë

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
U vra nga terroristët serb, nderohet në Tiranë dëshmori Bunjaku

U vra nga terroristët serb, nderohet në Tiranë dëshmori Bunjaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com