GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Situatë e qetë në veri, policia dhe KFOR-i qëndrojnë pranë komunave

09:51 - 04/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë e qetë në veri, policia dhe KFOR-i  qëndrojnë pranë komunave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e qetë, ndërsa policia e Kosovës dhe KFOR-i vazhdojnë të qëndrojnë pranë objekteve komunale.

Dy ditët e fundit në veri numri i protestuesve ka qenë i vogël, krahasuar me ditët paraprake.

Serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.

Po ashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria, duke ua dëmtuar dhe djegur veturat.

Thirrje për ç’tensionim të  situatës kanë bërë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa për uljen e tensioneve.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk do të largohet nga këto komuna, derisa në atë pjesë ka grupe kriminale.

“Një herë duhet të largohen për në Serbi ose të arrestohen në Kosovë, ata ekstreminist kriminel, të strukturave ilegale, pra duhet njëherë të largohen ose të burgosen e vetëm më pastaj ne mund ta konsiderojmë zvogëlimin e policëve nëpër komuna, kjo është e rëndësishme.

E dyta, kam theksuar në disa intervista që po të ishte proteste paqësore e qytetarëve që duan zgjedhje të parakohshme se legjitimiteti na paska qenë i ulët në këto zgjedhje, jo që i kisha dëgjuar, por i kisha mirëkuptuar, por protestat me thirrje ‘vrite, vrite’ ku sulmohen ushtarët e NATO-s, Policia dhe gazetarët, këtu nuk ka tolerim”, ka deklaruar kryeministri ditë më parë.

Për zhvillimet e fundit ka pasur reagime të ashpra edhe nga partitë opozitare, të cilët kanë akuzuar kryeministrin Kurti për prishje të raporteve me SHBA-në.

Etiketa: Kosovesituate

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Nita Latifi hedh pas krahëve përplasjet me Zhaklinën: E vlerësoj si njeri…

Nita Latifi hedh pas krahëve përplasjet me Zhaklinën: E vlerësoj si njeri...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com