GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sjell vërdallë policinë prej muajsh, kush është shkodrani që i vë gjoba biznesmenëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I moshuari nga Vlora bie pre e mashtrimit, ja si i vodhën 20 mijë euro online
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mëngjesin e sotëm policia e Tiranës njoftoi mbi arrestimin e 4 personave, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e një grupi kriminal, që nëpërmjet mashtrimit u marrin shuma të konsiderueshme biznesmenëve të ndryshëm, duke u prezantuar si përfaqësues të zyrtarëve shtetërorë.

Policia njoftoi se kishte arrestuar Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj dhe Mikel Panxhi, ndërsa janë shpallur në kërkim Xhensil Qefa dhe Florian Gjergji.

Ky i fundit prej muajsh është shpallur në kërkim nga Policia, madje emri i tij rezulton i përfshirë në disa raste mashtrimi, ku ai prezantohet si përfaqësues i zyrtarëve shtetërorë.

Skema thuajse është e njëjtë: i kontakton përmes aplikacioneve, në Signal apo telegram, në numrat e telefonit, ku i tregon për lidhjet që ka me ministra, politikanë, kryebashkiakë apo zyrtarë të tjerë, duke u premtuar fitimin e tenderave dhe në këmbim kërkon shuma të mëdha parash.

Prej janarit të 2023, kohë kur Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Policia e kërkon, Florian Gjergji herë pas here aplikon skemën e mashtrimit, duke u kthyer në një tmerr për biznesmenët.

Florian Gjergji.

Dyshimet janë se ai vepron nga jashtë vendit, duke çuar mesazhet, më pas në takimet që fiksohen me biznesmenët paraqiten të tjerë persona, si të dërguar të tij.

Deri më tani Policia ka mundur të arrestojë vetëm personat që paraqiten në takimet me biznesmenët për të marrë shumat e kërkuara, ndërkohë që nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e shkodranit, që cilësohet si koka e grupit të mashtrimit.

Rasti i fundit ishte i pak ditëve më parë, ku përmes një mesazhi telefonik i mbëritur në aplikacionin “Signal”, Florian Gjergji, për pak sa nuk ka futur në kurth biznesmenin e ndërtimit Alban Eftimi, person ky i lidhur ngushtësisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Referuar raportimeve janë të paktën 4 raste kur biznesmenë të mëdhenj janë tentuar të mashtrohen, ndërsa Policia ka arrestuar 11 persona të përfshirë në skemën e mashtrimit, por që janë thjesht njerëz që paraqiten për të marrë paratë.

Etiketa: Kryesore1mashtrimPolicia

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare, influenceri i njohur

E majta në zi/ Ndërron jetë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com