GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sjellja e të burgosurve nga Britania, zbardhen detaje të marrëveshjes

19:16 - 21/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sjellja e të burgosurve nga Britania, zbardhen detaje të marrëveshjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë të paktën 4 milionë paund në vit për të sjellë në vend 200 nga të burgosurit e saj më të rrezikshëm, sipas një marrëveshjeje të ratifikuar mes dy qeverive.

Sipas mediave britanike, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do t’i japë Shqipërisë 5 milionë euro (4.4 milionë £) për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punonjësit, pajisjet e rehabilitimit dhe trajnimin e rojeve.

Do të ketë një grup të përbashkët mbikëqyrës për të parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve. Qeveria shqiptare do të hartojë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre, ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ketë të drejtën për të kryer kontrolle fizike. Çdo vend mund ta përfundojë marrëveshjen me njoftim me shkrim dy muaj përpara.

Mes 200 të transferuarve janë 17 të burgosur me dënim përjetë përfshirë Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç.

Ai u dënua me 36 vite burg për vrasjen e mësueses në një park në juglindje të Londrës. Ai ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 400,000 £ për ta mbajtur të burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit.

Largimi i të burgosurve shqiptarë do të ndihmojë në zbutjen e krizës për mbipopullimin e burgjeve britanike por do të kursejë në të njëjtën kohë edhe lekët e taksapaguesve britanikë.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri sot publike disa detaje mbi marrëveshjen për transferimin e të burgosurve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Sipas tij, transferimi do të bëhet me dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri në IEVP-të tona pranë familjarëve dhe familjeve të tyre

Këto të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherësh. Ky proces do të kushtëzohet nga vendimet e konvertimit dhe të njohjes që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit

“Do të vijnë në grup. Sapo të vijë grupi i parë autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të dënuarve që do të transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër. Gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat shqiptare”, tha Manja.

Ministri tha se pjesë e kësaj marrëveshjeje janë të dënuarit shqiptarë, që japin pëlqimin për të ardhur në Shqipëri, por marrëveshja parashikon si rast përjashtimor edhe mos dhënien e pëlqimit. “Janë ato raste, kur drejtësia britanike, përveç dënimit me burgim ka shqiptuar edhe si dënim dëbimin nga Britania e Madhe. Në këto raste, sipas kësaj marrëveshjeje, autoritetet britanike mundet që t’i përcjellin autoriteteve shqiptare njohjen dhe konvertimin e dënimit edhe pa pëlqimin e të dënuarve. Dhe kjo është e shprehur edhe në marrëveshjen e 2021-shit, por edhe në marrëveshjen që ne kemi arritur në maj të vitit 2023 dhe që tashmë është dokument zyrtar dhe i aksesueshëm për publikun, pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare”, tha Manja.

Etiketa: BritaniaburgosurdetajeKryesore1marreveshja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë
Aktualitet

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Para
President “unik”, ja playlista verore e Barack Obamës

President “unik”, ja playlista verore e Barack Obamës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com