GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

1 Maji/ Mësuesit, ish-minatorët dhe pensionistët në protesta, arsimtarët paralajmërojnë grevë urie

Në këtë 1 Maj, arsimtarët, ish-minatorët dhe pensionistët u ngritën në protesta në kryeqytet.

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
1 Maji/ Mësuesit, ish-minatorët dhe pensionistët në protesta, arsimtarët paralajmërojnë grevë urie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Dita e punëtorëve, në vendin tonë ka nisur me një marshim të mësuesëve drejtë Ministrisë së Arsimit. Me pankartën “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, arsimtarët marshuan nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Sindikata e Pavarur e Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë për pakënaqësitë e mësuesve, ndërsa njëzëri kërkojnë dyfishim të pagave me apelin që ky profesion të zgjidhet nga maturantët, pasi degët e mësuesisë janë në rrezik.

 “Duhet dyfishim i pagave që profesioni i mësuesit të bëhet profesion i kërkuar nga maturantët. Në degët e mësuesisë, në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë është një numër i vogël i studentëve që është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar mësuesit që dalin në pension. E ardhmja e mësimdhënësve lë shumë për të dëshiruar”, tha një përfaqësues.

“Mbani premtimin për rritjen e pagave të mësuesve, duhet dyfishim i pagave në arsim, që profesioni i mësuesit të bëhet i kërkuar nga maturantët. Ne e shohim se si shumë degë të mësuesisë janë mbyllur fare, dhe në degët e matematikës, fizikës, kimisë është shumë i pakët dhe i pamjaftueshëm, shkojnë nxënësit me mesataren më të ulët, ne kemi kërkuar që buxheti për arsimit të jetë 5% i PBB”, tha një nga mësuesit.

“Zbatoni kontrata kolektive. I jepni mësuesit 10 muaj transport jo nëntë muaj. Financimi i transportit të jetë 100 përqind, jo 70 përqind. Financoni arsimin publik”, tha një protestues.

Tubimi i mbyll me paralajmërimin se nëse nuk plotësohen kërkesat, atëherë protestat do të përshkallëzohen dhe do të kalohet në grevë urie: “Jemi në pritje deri në muajin shtator, sindikata e Durrësit, megjithatë këtë do ta vendosë aleanca e sindikatave”, u tha nga mikrofoni i protestës.

Më vonë gjatë ditës, edhe ish-minatorët e pensionistët dolën në protestë.

Ish-minatorët u mbledhën te “Sheshi Skënderbej”, ndërsa kërkuan më shumë kushte për ta, duke nisur nga statusi dhe pensionet.

Protesta u zhvendos më pas te kryeministria.

“Nuk do të ndalen grevat. Duam statutin. Të bashkohemi të gjithë, minatorë, por dhe ata që kanë dalë në protestë. Kryeministri të reagojë, t’i zgjidhë kërkesat tona. Nuk do të ketë më votat tona kjo qeveri”, tha një prej minatorëve.

 “Ne çdo të enjte do të protestojmë deri në miratimin e kërkesave tona. Duam statusin e minatorit dhe pensionet për ish minatorët të jenë mbi 5400 lekë”, tu shpreh një tjetër.

Protestës para kryeministrisë iu bashkuan dhe arsimtarë e aktivistë.

Etiketa: Kryesore1Mesuesitproteste

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
100 vjet pas zhdukjes në Everest, letrat e alpinistit tregojnë anën e errët të alpinizmit

100 vjet pas zhdukjes në Everest, letrat e alpinistit tregojnë anën e errët të alpinizmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com