GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

S’ka ende datë për qeverinë e re të Afganistanit, talebanët: Jemi për marrëdhënie të mira me Amerikën

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
S’ka ende datë për qeverinë e re të Afganistanit, talebanët: Jemi për marrëdhënie të mira me Amerikën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Talebanët do të shpallin së shpejti përbërjen që pritet të ketë qeveria e tyre, për të cilën thonë se do të synojë për lidhje diplomatike miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe botën në përgjithësi, bazuar në “respektin reciprok”.

Bilal Karimi, zyrtar i lartë taleban, anëtar i Komisionit Kulturor, i tha Zërit të Amerikës se data për njoftimin nuk është caktuar ende, por se do të bëhet “shumë shpejt”. Ai foli në përgjigje të njoftimeve se ky grup islamik do të njoftonte përbërjen e qeverisë të premten.

Talebanët janë nën vëzhgimin e bashkësisë ndërkombëtare për të parë nëse do t’i zbatojnë zotimet për një sistem qeverisës me përfaqësim nga të gjitha grupet etnike afgane, i cili dhe do të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave, ndryshe nga qeverisja e tyre e mëparshme.

“Do të jetë një sistem ose qeveri qendrore gjithëpërfshirëse, e fortë dhe e qëndrueshme. Ne tashmë kemi marrëdhënie shumë të mira me një numër të madh vendesh dhe nuk presim ndonjë problem,” i tha zoti Karimi Zërit të Amerikës kur u pyet nëse propozimi për organizimin e qeverisjes do t’u siguronte atyre njohje ndërkombëtare shumë të nevojshme për vendin.

Britania theksoi të premten se do të kërkojë nga talebanët të përmbushin zotimet e tyre sepse kërkohen “vepra, jo thjesht fjalë”.

Në komentet që bëri në Pakistan, Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se Britania po ndjek “realitetin e ri” në Afganistan dhe nuk do të shohë zhbërjen e strukturës sociale dhe ekonomike të vendit.

“Pozicionimi ynë është se nuk i njohim talebanët si qeveri, por e kuptojmë rëndësinë e angazhimit me ta që të kemi një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi,” tha zoti Raab.

Zoti Karimi hodhi poshtë si “të pasakta” raportimet e mediave se zëvendësi politik i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues i grupit, do të ishte kreu i qeverisë së re dhe se organizimi i propozuar qeverisës do të ishte disi i ngjashëm me atë të Iranit fqinj.

Talebanët morën kryeqytetin afgan muajin e kaluar pas fitoreve të rrufeshme ushtarake, duke marrë nën kontroll 33 nga 34 provincat e vendit në rreth një javë.

Ky grup fondamentalist rimori pushtetin në Kabul gati 20 vjet pasi u rrëzua nga pushteti nga ndërhyrja ushtarake e udhëhequr nga SHBA, në kuadër të luftës amerikane për të goditur udhëheqësit e al-Kaidës që strehoheshin në Afganistan. Lufta në Afganistan filloi pasi Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator 2001 nga operativë të al-Kaidës.

SHBA dhe vende e organizata të tjera kreditore ndërkombëtarë kanë ngrirë programet e ndihmës financiare për Afganistanin, duke e kushtëzuar rifillimin e ndihmave me formën e qeverisjes së ardhshme të talebanëve.

Sfida të shumta e presin këtë vend të Azisë Jugore të shkatërruar dhe varfëruar nga lufta, përfshirë kriza humanitare dhe ekonomike në rritje.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të enjten se Uashingtoni mbetet “i palëkundur” në angazhimin e tij për të ofruar ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit. Njohja e talebanëve, megjithatë, lidhet me hapat praktikë që do të duhet të ndërmarrë qeveria e ardhshme afgane, tha ai.

Zëdhënësi Price tha në komentet për gazetarët se “aktet, veçanërisht në tema që janë shumë të rëndësishme për ne, si kalim i sigurt, respektimi i të drejtave të njeriut në Afganistan, përfshirë të drejtat e grave dhe vajzave e pakicave, një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri që përmbush angazhimet e saj kundër terrorizmit dhe një qeveri që respekton normat universale dhe ndërkombëtare”.

Zyrtari i talebanëve, Bilal Karimi dukej optimist për lidhjet e Kabulit me Uashingtonin në të ardhmen.

“Emirati Islamik është i gatshëm të mbajë marrëdhënie të mira diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Amerikën në bazë të respektit dhe barazisë reciproke,” tha ai.

Lajme të lidhura

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro
Botë

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Para
Itali/ 26 persona humbin jetën nga COVID-19, mbi 1 mijë të infektuar gjatë 24 orëve

Covid-19 në Itali, regjistrohen 6,730 të infektuar dhe 58 humbje jete në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com