GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

S’ka gjurmë të parave për studimet e COVID-19 dhe kumbullës autoktone/ Gjinushi firmos 280 MLN lekë, projektet të papërfunduara

16:30 - 22/07/24
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
S’ka gjurmë të parave për studimet e COVID-19 dhe kumbullës autoktone/ Gjinushi firmos 280 MLN lekë, projektet të papërfunduara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Audituesit KLSH nuk gjejnë në Akademinë e Shkencave se ku kanë në shkuar paratë e disa projekteve studimore. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është munduar t’i hedhë poshtë këto gjetje, por duket se është refuzuar për shkak të mungesës së dokumenteve. Është e habitshme se si një zyrtar i vjetër që ka mbajtur postet më të larta në ekzekutiv dhe legjislativ, të ketë neglizhencë kaq të madhe ndaj shpenzimeve të fondeve pa asnjë letër justifikuese.

ASH për periudhën 2020-2023, ka mbështetur financiarisht 12 projekte, 3 nga të cilët kanë përfunduar dhe 9 janë në proces. Projektet e përfunduara kanë një kosto totale prej 27,852,526 lekë, ndërkohë që vlera e projekteve në proces rezulton në 23,920,796 lekë, e cila pritet të rritet në fazat në vijim.

Nga auditimi në terren për projektet e financuara nga Akademia u konstatua se: “Në ASh në 3 raste, rezulton që nuk ka raportime mbi statusin e secilës fazë të studimit, si dhe mungon një preventiv për të argumentuar nevojat financiare (respektive nga secili projekt për secilën fazë) me qëllim miratimin e vijueshmërisë apo jo të tyre”, nënvizohet nga grupi i audituesve të KLSH.

Konkretisht, kjo situatë del nga auditimi mbi raportet e dërguara në ASH nga ana e ekipit të punës mbi projektin “Studimi sero-epidemiologjik i Gjendjes imunitare ndaj virusit SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare” drejtuar nga z. G.S, përfunduar të 4 fazat e studimit me kosto totale prej 24,163,492 lekë.

Në këtë projekt mungon gjurma e administruar e komunikimit me institucionet përgjegjëse (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti Shëndetit Publik apo institucione të tjera të cilat u morën me menaxhimin e pandemisë) për të koordinuar punën apo dhënë orientime referuar studimit. Kjo është përcaktuar në projekt propozimin për studimin “Faza e III e studimit të seroprevalencës së antitrupave, anti-SARS-CoV-2 si dhe e përgjigjes imunitare ndaj këtij virusi në popullatën shqiptare”, datë 05.11.2020.

KLSH i ka rekomanduar Akademisë së Shkencave “Të analizohen pagesat në vlerën 21,063,732 lekë, të kryera për “Studimi sero epidemiologjik të gjendjes imunitare ndaj virusit SARS-COV-2 në popullatën shqiptare” SEROIMUNE”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ASH. “Pas saktësimit të vlerave të realizuara për projektin sipërcituar, shifrat prej 7,879,800 lekë blerje pajisje viti 2022 dhe 828,000 lekë blerje kite, nuk janë realizuar në kuadër të projektit të sipërcituar, por në kuadër të ngritjes së Qendrës së bioteknologjisë dhe gjenetikës.

Sipas Akademisë, është bërë kërkesa drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për rialokim. Kështu që vlera reale e Projektit “Studimi sero-epidemiologjik i gjendjes imunitare ndaj virusit SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare”, realizuar për periudhën 2020 – 31.12.2022 është 15,533,378 lekë (8,320,453 lekë blerje kite + 7,212,925 lekë pagesë për punonjësit kërkimorë të Laboratorit të QKBGJ-së dhe mjekët e infermierët të Qendrave Shëndetësore që u kontraktuan me kohë të pjesshme dhe bashkëpunuan për projektin.

Një projekt tjetër, ku audituesit dyshojnë se paratë janë bërë “rrush e kumbulla” është studimi për një fidan autokton. Kjo doli nga auditimi mbi dokumentacionin justifikues lidhur me projektin pilot “Përzgjedhja e materialit bimor të kumbullës, të kontrolluar nga viruset sipas protokollit, për krijimin e impiantit pilot nëpërmjet shëndetësimit dhe mikroshumimit, në funksion të fillimit të certifikimit të materialit mbjellës, VITROCERT” drejtuar prej zj.E.K, udhëheqëse e projektit. Kosto paraprake e studimit deri në fund të vitit 2023 është 2,323,798 lekë. Ka përfunduar faza e parë në vitin 2022 me vlerë 867,600 lekë ka vijuar me statusin në proces faza e dytë deri fund vitit 2023 me vlerën 1,456,198 lekë. Nga kontrolli u konstatua se në përfundim të fazës së parë, “Vitrocert 2 – 2022” nuk rezulton gjurmë dokumentare e rezultatit final (raport) nga ky projekt.

Në buxhetin e miratuar për këtë projekt mungonte relatimi apo argumentimi se çfarë përfaqësonte në vetvete ky projekt si dhe mungonte gjurma e objektivave të studimit apo se çfarë synohej të arrihej përmes tij.

Në koston e studimit, për vitin 2022 e cila ishte në trajtën e një tabele, nuk përmbante gjurmë të përcaktimit/përllogaritjes së kryer nga ana e drejtuesit të projektit. Kështu, përbërja e grupit të punës me 4 persona (pa emra nominale ku akomodimi dhe dietat janë për 4 persona) dhe studimi do të kryhej në mes të muajit prill. Përbërja e grupit të punës me 5 persona (pa emra nominale ku akomodimi dhe dietat janë për 5 persona) dhe studimi do të kryhej në fillim të muajit maj. Totali parashikuar për tu shpenzuar/financuar nga ASH shkonte në 906,030 lekë. Referuar Urdhër shpenzimeve pagesat e kryera rezultojnë: Totali i kostos së projektit për vitin 2022 rezultonte në 852,600 lekë ku: a) pagesa për blerje materiale, reagente, kimikate 753,600 lekë; b) dieta brenda vendit 99,000 lekë; c) diferenca prej 15,000 lekë është pagesa për karburant. Në total kosto e projektit pilot Vitrocert, rezulton në 867,600 lekë.

Nuk ka gjurmë dokumentare të takimeve të kryera në kuadër të propozimit të këtij projekti, por është mbajtur vetëm një korrespondencë via email mes drejtuesit të projektit dhe ASH. Në përfundim të fazës së parë, “Vitrocert 2 – 2022” nuk rezulton gjurmë dokumentare e rezultatit final të dokumentuar nga ky projekt, por rezultuan 2 raportime për vitin 2022, ndërkohë mungojnë raportimet për vitin 2023.

“Në kushtet e mungesës së dokumentacionit justifikues bazë, argumentues dhe të domosdoshëm në aspektin e dokumentimit financiar vlera prej 23,387,530 lekë (21,063,732 lekë për projektin e Seroimunologjisë, 2,323,798 lekë për projektin Vitrocert) përbëjnë shpenzim jo efektiv të buxhetit të shtetit”, theksohet nga KLSH.

Nga reagimi i ASH-së kuptohet se rezultati i kumbullës autoktone është në pritje. “Të gjitha aktivitetet e grupit kompleks përfundojnë në fitimin e një produkti bioteknologjik, fidanë të drufrutorëve të certifikuar të kumbullës autoktone, si model dhe për varietete të tjera autoktone të drurëve frutorë. Në 26 qershor 2023 në Akademinë e Shkencave u paraqitën rezultate paraprake të projektit dhe u miratua një deklaratë. Projekti vazhdon dhe deri në fund të 2024 do të fitohet produkti final (fidanë të certifikuar gjenetikisht edhe nga ana fitosanitare)”, thuhet në justifikimin e firmosur nga titullari Skënder Gjinushi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Akademia e ShkencaveSkender Gjinushi

Lajme të lidhura

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Para
Ikën Gabriel Escobar, Alexander “Sasha” Kasanof emërohet nga DASH për Ballkanin Perëndimor

Ikën Gabriel Escobar, Alexander “Sasha” Kasanof emërohet nga DASH për Ballkanin Perëndimor

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com