GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

S’ka lekë, kompensimi i ish-pronarëve shtyhet deri në 2030, mbi 20 mijë dosje stok

17:18 - 09/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
S’ka lekë, kompensimi i ish-pronarëve shtyhet deri në 2030, mbi 20 mijë dosje stok
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej më shumë se 3 dekada me qindra pronarë tokash në vend nuk arrijnë të marrin kompensim për pronat e marra. Kalvari i zvarritjeve duket se nuk do të ketë fund për ish pronarët të cilët tashmë do të duhet të presin deri në vitin 2030 që të marrin atë që ju takon.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se afati për të shqyrtuar dosjet e ish pronarëve dhe për ti kompensuar ato do të jetë deri në vitin 2030.

Në dokumentin e hedhur për konsultim publik mbi shtetin e së drejtës, Ministria e Drejtësisë njofton shtyrjen me 5 vite të afatit të kompensimit të ish-pronarëve. Kompensimi duhet të përfundonte në vitin 2025, por mesa duket ndryshime të reja do të pësojë ligji për trajtimin dhe kompensimin e ish-pronarëve.
Shkak për këtë shtyrje të afatit është bërë mungesa e fondeve.

“Sigurimi gradual i mbështetjes së duhur financiare për procesin kalimtar të kompensimit të pronave brenda vitit 2030. Progres thelbësor në proceset kalimtare të pronësisë brenda vitit 2030”, thuhet në objektivat e vëna nga Ministria e Drejtësisë.

Po brenda kësaj strategjie Ministria e Drejtësisë ka vënë si objektiv edhe hartimin e një plani kundër korrupsionit brenda vitit 2025.
“Plani i veprimit kundër korrupsionit për Kadastrën miratuar brenda vitit 2025. Reduktim i ndjeshëm i rasteve korruptive në shërbimet e lidhura me regjistrimin e pronës brenda vitit 2025”, thuhet në strategji.

20 mijë ish-pronarë në pritje të kompensimit!

Kompensimi i ish pronarëve është një proces i parealizueshëm thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit duke marrë në konsideratë që faktin se në 7 vite, dosjet e trajtuara janë vetëm 4.5% e totalit të vendimeve të ATP.

KLSH duke ju referuar ligjit të vitit 2015 për trajtimin e pronës që linte si afat 10 vite për të kompensuar të gjithë ish pronarët, e konsideron procesin e ngadaltë, përsa i takon dhënies së parave për 18.734 vendime përfundimtare të vlerësuara nga Sektori i Kompensimit i ATP-së.

“Në shqyrtimin e dosjeve për kompensim rezultojnë vonesa në kompensimin deri në 3 vjet, në 6 raste rezulton se dosjet kanë filluar të shqyrtohen në vitin 2017 dhe janë kompensuar në vitin 2020 pra me vonesa të pa justifikuara dhe pa pasur dokument justifikues mbi shkaqet e vonesës si dhe selektimi dhe zgjedhja e subjektit për tu marrë në shqyrtim”, thuhet në auditim.

Në auditimin e bërë nga KLSH ngrihen një sërë problemesh edhe me kompensimet e bëra deri më tani, ku veç problemeve në trajtimin e dosjeve duke dëmtuar buxhetin e shtetit evidentohet si problem edhe afati kohor i gjatë për të përfunduar shqyrtimin e një dosje.

Pse nuk kompensohen ish pronarët?

Për të përfunduar me kompensimin e rreth 20 mijë dosjeve, duhet një fond prej rreth 101 miliardë lekë.

Nëse ecet me ritmin e këtyre shtatë viteve 2015-2022, ku fondet e vëna në dispozicion për këtë proces kanë qenë deri në 2 miliardë lekë në vit, pritshmëritë për të përmbyllur gjithë kompensimin nuk janë optimiste pasi do të duhesh edhe disa dekada të tjera.

Zvarritjet ligjore, Strasburgu ndihmoi ish-pronarët!

Procesi i trajtimit dhe kompensimit të ish pronarëve u duk se hyri në rrugën e zgjidhjes me ligjin e vitit 2015, Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit. Por në fakt ndodhi e kundërta pasi procesi stopo pasi për shkak se ish pronarët paditën Shqipërinë në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut, për shkak se nuk ishin dakord me mënyrën e kompensimit. Ligji i 2015, ju njihte të drejtën e kompensimit ish pronarëve me vlerën që ka pasur prona në momentin e kompensimit pavarësisht se ajo mund të ketë ndryshuar status, për shembull nga tokë bujqësore në truall.

Pasi Gjykata e Strasburgut e pranoi këtë padi i sugjeroi Shqipërisë që të ndryshonte ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Me ndryshimet e bëra u pranua që për më shumë se 3800 dosje të cilave ju kishte ndryshuar zëri kadastral do ju shtohet vlera e kompensimit që marrin ish pronarët.

Në ligjin e 2015 nuk ishte e përcaktuar formula se si do të kompensoheshin qytetarët, të cilëve prona u kishte ndryshuar status (pra me çfarë vlere kompensoheshin kur prona e tyre nga toke bujqësore ka kaluar në tokë truall), për këtë shkak Gjykata Evropiane argumentonte se edhe vlerësimi i kompensimit që është bërë për këto raste me ligjin e 2015 ka qenë i ulët.

Nga ndryshimet e bëra në ligj u vendos që për dosjet e patrajtuara të cilave u ka ndryshuar zëri kadastral nga koha e shpronësimit, vlera e kompensimit do të jetë jo më pak se 10% të vlerës së pronës të llogaritur sipas zërit kadastral aktual.

“Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit. Kur ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, prona e njohur për kompensim, vlerësohet sipas zërit kadastral aktual. Vendimet përfundimtare, që kanë të njohur vetëm të drejtën e kompensimit, vlerësohen financiarisht, sipas zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit.

Kur ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, prona e njohur për kompensim, vlerësohet sipas zërit kadastral aktual”, u përcaktua në ligjin e ri.

Por edhe kjo mënyrë e kompensimit sipas KLSH, po has në problematika.

“Edhe pse janë miratuar ndryshimet e ligjit 133/2015 me ligjin nr.77/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligji nr. 133/2015, datë 05.12.2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” nga ana ATK -ja nuk janë të publikuara në Buletinin Zyrtar të ATP -së, rivlerësimi financiar me 10% të zërit kadastral aktual ku rezulton që preken rreth 3843 vendime dhe që do të Faqet 57 -61 I ulet AT P -ja t ë marr masa për të publikuar në Buletinin Zyrtar të ATP -së, rivlerësimi n financiar me 10% të zërit kadastral aktual dhe ku rezulto i që preken rreth 3843 vendime ku do të përfitojnë një vlerë financiare rreth 17 Mld lekë”, thuhet në auditimin e KLSH-së.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: dosjekompensimLekepronatShteti

Lajme të lidhura

Tenderi 465 MLN lekë i mobilimit/ Poltroni rrotullues i Anuelës duhej testuar jashtë shtetit, KPP anulon kriteret “diskriminuese”
Breaking Views

Tenderi 465 MLN lekë i mobilimit/ Poltroni rrotullues i Anuelës duhej testuar jashtë shtetit, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

09:06 - 21/06/25
Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt
Breaking Views

Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt

16:54 - 20/06/25
Skerdi Drenova i jep pa garë Tanit të Kakomesë paratë e Ujësjellësit të Tiranës për siguracione
Breaking Views

Skerdi Drenova i jep pa garë Tanit të Kakomesë paratë e Ujësjellësit të Tiranës për siguracione

10:46 - 19/06/25
Para
Hasani takim me ambasadoren e Izraelit në Tiranë: Dënojmë sulmet

Hasani takim me ambasadoren e Izraelit në Tiranë: Dënojmë sulmet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kathemirini: Rrjetat e Erdoganit në Ballkan, popullatat myslimane…
Botë

Turqia paralajmëron se sulmi i SHBA-së ndaj Iranit rrezikon përshkallëzim global

23:30 - 22/06/25

Ministria e Jashtme turke shprehu shqetësim të thellë të dielën për sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke paralajmëruar...

Lexo më shumë
Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

23:12 - 22/06/25
Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

22:51 - 22/06/25
Minohet ngushtica e Hormuzit?! SHBA: Irani do të bënte “vetëvrasje” ekonomike

Minohet ngushtica e Hormuzit?! SHBA: Irani do të bënte “vetëvrasje” ekonomike

22:34 - 22/06/25
Bien sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Irani nis raketat ndaj Izraelit

Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja ndaj njëri-tjetrit

22:12 - 22/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com