GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

S’ka më sorallatje në dyert e gjykatave, propozimi: Divorci mund të bëhet tek noteri!

23:27 - 10/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
S’ka më sorallatje në dyert e gjykatave, propozimi: Divorci mund të bëhet tek noteri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri.

Ky diskutim ka përfshirë aktorët e drejtësisë dhe ka marrë shkas jo vetëm nga fluksi i dosjeve që presin në gjykata, por edhe nga fakti që shumë çifte paraqiten aktualisht tek noterët për të firmosur akt marrëveshje mbi ndarjen.

Noterja Elona Saliaj e cila ka ndërmarrë një iniciative të tillë me grupet e interesit, këmbëngul se duke shmangur gjykatën për ndarjet me konsensus, qytetarëve u sigurohet një drejtësi pa zvarritje.

“Po, ka praktika dhe jo më larg se Greqia që e kemi fqinje është Franca, Spanja, Letonia, Rumania dhe Estionia. Janë disa nga vendet të cilat e kanë tashmë të përcaktuar zgjidhjen e martesës me pëlqime reciproke tek noteri dhe përshpejton proceduat përkatëse. Është një domosdoshmëri e kohës, është një lehtësim për qytetarët po është edhe një shërbim i cili duhet të ketë fleksibël për t’i ardhur në shërbim klientëve”, tha Elona Saliaj, notere. Me këtë akt marrëveshje që firmoset tek noteri më pas dokumenti dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton.

Në projekt marrëveshjen e noterizuar ish partnerët detajojnë përgjegjësinë prindërore, takimet me fëmijët sipas një kalendari javor dhe vjetor, por edhe detyrime të tjera që i marrin përsipër me vullnet të lirë.

“Janë rreth 7 mijë divorce në Republikën e Shqipërisë, ku kuptohet që pjesa më e madhe e tyre është në pëlqim reciprok ose me vullnetin e plotë të të dy bashkëshortëve. Kuptohet që ka një kosto të shtuar të tyre sepse bashkëshortët nuk mund të shkojnë në të gjitha seancat e zgjidhjes së martesës dhe ata caktojnë avokat, çka do të thotë kosto. Përcaktojnë një prokurë të posaçme, bëjnë dhe projekt marrëveshje më pas presin me ditë dhe muaj që përafërsisht mund të shkojnë në tre muaj ose një vit”, thotë noterja.

Nga ky propozim përjashtohen ato çifte që ndahen me luftë dhe që kryesisht përplasen për fëmijët dhe për pasurinë./TCh

 

Lajme të lidhura

Kush janë dy efektivët e policisë që shpëtuan nga mbytja qytetaren në lumin Buna
Aktualitet

Kush janë dy efektivët e policisë që shpëtuan nga mbytja qytetaren në lumin Buna

18:19 - 22/03/26
Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët
Aktualitet

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët

16:20 - 22/03/26
Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit
Aktualitet

Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit

15:33 - 22/03/26
Para
Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveri teknike dhe dorëheqje e Ramës! Nis me molotov protesta e PD
KRYESORE

Qeveri teknike dhe dorëheqje e Ramës! Nis me molotov protesta e PD

18:50 - 22/03/26

Protesta nis me tensione, qytetarët hedhin molotov. Ka nisur tashmë zyrtarisht protesta e Partisë Demokratike. Kreu i PD ka dalë...

Lexo më shumë
Aston Villa dominon West Ham United, ndërsa Sunderland i Xhakës fiton derbin me Newcastle

Aston Villa dominon West Ham United, ndërsa Sunderland i Xhakës fiton derbin me Newcastle

18:39 - 22/03/26
Zappacosta vendos fatin e ndeshjes, Atalanta mposht Hellas Verona

Zappacosta vendos fatin e ndeshjes, Atalanta mposht Hellas Verona

18:32 - 22/03/26
Shpërthen Taylor, Lazio “rrëzon” Bolognan me dopietë

Shpërthen Taylor, Lazio “rrëzon” Bolognan me dopietë

18:26 - 22/03/26
Kush janë dy efektivët e policisë që shpëtuan nga mbytja qytetaren në lumin Buna

Kush janë dy efektivët e policisë që shpëtuan nga mbytja qytetaren në lumin Buna

18:19 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com