GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal apo… Në delegacionin e Begajt në OKB edhe parukierja e gruas (FOTO)

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj dekreton lirimin nga detyra të zv.drejtorit të SHISH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, në krye të një delegacioni, është nisur drejt New York, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së.

Sipas njoftimit zyrtar Begaj do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javen e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Dhe përtej çdo aktiviteti ku Presidenti do të marrë pjesë do të mbajë edhe fjalime, do të ketë takime dypalëshe, të cilat sigurisht që do të jenë shumë të suksesshme, tërheq vëmendjen lista e personave që do të shoqërojnë Kreun e Shtetit në këtë vizitë.

Mes emrave të stafit të tij, njerëz shumë të nderuar me pozicione të rëndësishme në Presidencë, që e këshillojnë apo kujdesen për imazhin, është edhe emri i një zonje.

Ajo renditet e 12 në listën që shoqëron kreun e shtetit, quhet Lili Ismaili, dhe rezulton se është këshilltare e jashtme e Presidentit. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi shtetarët shqiptarë, pavarësisht kohës kur kanë mbajtur funksione apo mbajnë, kanë një listë me këshilltarë të jashtëm.

Por Lili Ismaili rezulton se është parukierja që kujdeset për zonjën e parë, Armanda Begaj, dhe kjo provohet nga fotot që janë të publikuara në rrjet.

Që Presidenti ka përfshirë në delegacion një parukiere apo grimiere nuk ka asgjë të keqe, pasi kuptohet që në takimet e rëndësishme që do të zhvillojë ai dhe Zonja e Parë, duhet të jesh edhe me flokë të rregulluara. Çështja është që Kreu i Shtetit e ka cilësuar zonjën Ismaili si këshilltare të jashtme.

Ndoshta një lapsus, ndoshta edhe një “titull” sa për ti krijuar mundësinë që ta përfshijë në delegacionin që është nisur drejt SHBA.

Ky moment nuk kishte si ti shpëtonte edhe Genc Sejkos, i njohur si njeriu i memeve, që në rrjetet sociale, ngre pyetjen: Po parukierja si do të futet në OKB.

“Presidenti i Republikes përgatitet të niset për në OKB me një staf prej 20 vetash. Vetëm presidenti e di se përse i duhen 20 veta me vete për një mbledhje rutinë. Mirë këta që e këshillojnë por parukierja gruas si do hyjë në OKB?”, shkruan Sejko.

Etiketa: BegajdelegacionKryesore1parukiere

Lajme të lidhura

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore
Aktualitet

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

09:51 - 13/07/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, një e moshuar përplaset nga një fuoristradë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, një e moshuar përplaset nga një fuoristradë

08:26 - 13/07/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
Para
Arsenali nuk ndalet, 1 gol i mjafton ndaj Everton

Arsenali nuk ndalet, 1 gol i mjafton ndaj Everton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore
Aktualitet

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

09:51 - 13/07/26

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, por godina është blinduar nga masa të shtuara sigurie. Mësohet se,...

Lexo më shumë
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

09:33 - 13/07/26
FIFA i beson Iván Barton-it gjysmëfinalen Francë–Spanjë, arbitrit që vendosi në histori ‘Ligjin Vinicius’

FIFA i beson Iván Barton-it gjysmëfinalen Francë–Spanjë, arbitrit që vendosi në histori ‘Ligjin Vinicius’

09:06 - 13/07/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, një e moshuar përplaset nga një fuoristradë

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, një e moshuar përplaset nga një fuoristradë

08:26 - 13/07/26
Gjysmëfinalja 2.7 miliardë euro Francë-Spanjë, cila kombëtare kryeson dhe e nis si favorite në fushën e blertë

Gjysmëfinalja 2.7 miliardë euro Francë-Spanjë, cila kombëtare kryeson dhe e nis si favorite në fushën e blertë

08:24 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com