GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal, autostrada e re greke kushton më lirë se rruga Lekaj-Fier

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal, autostrada e re greke kushton më lirë se rruga Lekaj-Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kilometër rrugë në Shqipëri, ato që janë dhënë me koncesion 35-vjeçar, kushton më shumë se në vendet e Bashkimit Europian.

Qeveria shqiptare ka dhënë së fundmi me koncesion rrugën Lekaj-Fier, e cila është një rrugë nacionale ekzistuese me katër korsi. Në buxhetin e vitit 2022 kjo rrugë është projektuar me kosto në vlerën e 320 milionë eurove, për vetëm 46 kilometra.

7 milionë euro do t’i kushtojë qytetarëve shqiptarë, pa përfshirë këtu interesat bankare të koncesionarit, vetëm për zgjerimin e rrugës për korsitë e emergjencës dhe mbikalimet në këtë segment rrugor, ndërsa studimet e fizibilitetit nuk janë publike. Pas përfundimit të maturimit të kredive që do marrë koncesionari, çmimi për një kilometër rrugë mund të dyfishohet.

Ndërkohë një shembull tërësisht më i lirë vjen nga Greqia fqinje, e cila ka ndërtuar shumicën e rrugëve nacionale me fondet e para-anëtarësimit nga BE, ndërsa edhe tani si anëtare e Unionit, shteti helen vazhdimisht kërkon fonde për ndërtimin e autostradave. Në 2020-ën komisioni europian miratoi 300 milion euro fonde për ndërtimin e pjesës veriore të autostradës E65 nga Trikala në Greneva, që nuk është ekzistuese.

Shumë më lirë

Kjo pjesë e rrugës 70.5 km e gjatë është llogaritur për tu ndërtuar me 442 milion euro, 6.2 milion euro për km, shumë më lirë se ajo e jona. Por jo gjithçka mbaron këtu, kjo rrugë do të çajë malin ndryshe nga projekti në Shqipëri dhe ka katër tunele në total.

Veprat që do ndërtohen në këtë rrugë janë tunele me gjatësi totale 900 metra, 31 ura / mbikalime, gjashtë nyje dalëse, dy Qendra Operimi dhe Mirëmbajtje, si dhe një stacion pagese. Ndërkohë në të gjithë gjatësinë e projektit do të ndërtohen zona parkimi dhe pushimi, si dhe një rrjet i ri rrugor dytësor për t’i shërbyer zonave fqinje. Pra, më shumë kilometra, më shumë vepra arti dhe mbi 80% e financuar nga Bashkimi Europian.

Ndërsa rruga Lekaj-Fier, sipas atyre që kanë deklaruar drejtuesit e ministrisë së Infrasterukturës, do ndërtohet e re në vetëm 3.2 kilometra, do shtohen rrugë dytësore atje ku mungojnë dhe do bëhen tre ose katër nënkalime dhe sigurisht pika për të mbledhur gjobën e re për shqiptarët që do të kushtoj 1.3 miliardë euro në 35 vite./TCH

Etiketa: Kryesore1rruga Fier-LekajShqiperishtrenjte

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Lefter Maliqi: Mendonin se u plak, po Berishën e riktheu Zoti

Lefter Maliqi: Mendonin se u plak, po Berishën e riktheu Zoti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com