GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bashkia e Durrësit shtron oborrin privat me punonjësit e vet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia e Durrësit shtron oborrin privat me punonjësit e vet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rast abuzimi është zbuluar në Bashkinë e Durrësit, ku shpërdorohen paratë publike nga persona me funksione zyrtare, siç është drejtoresha e kabinetit në Bashkinë Durrës, znj Almira Llaçi. 

Një denoncim për Fiks Fare ka zbuluar se ndërmarrja e rrugëve pranë Bashkisë Durrës, me mjetet dhe punonjësit e kësaj të fundit ka shtruar oborrin e një objekti privat.

Objekt i cili i përket bashkëshortit të shefes së kabinetit, z. Edvin Sela ku dhe në video shihen makineritë e ndërmarrjes së rrugëve si dhe punonjësit e saj duke punuar pranë këtij objekti privat, i cili është blerë para 9 muajve nga bashkëshorti i shefes së kabinetit.
Objekti ndodhet në Shkozet Durrës, kati i dytë është i vendosur një biznes dhe kati i parë dhënë me qira, ku gjatë takimit me gazetarët, pronari Sela kërkoi që të mos përmendeshin emra të tjerë.

Ai u tha gazetarëve se ka konflikt me denoncuesin pasi është zaptues, ndërsa për sa i përket mjeteve që shtruan oborrin e objektit të tij privat nuk u shpreh pasi çështja është nën hetim.

“E ka prokuroria dhe unë normalisht dua që të jem në rregull edhe me shtetin, duhet prokuroria të shprehet” u thotë ai gazetarëve. Ndërkohë që pohon se e shoqja është shefe e kabinetit në Bashkinë Durrës , por mohon të ketë lidhje me këtë gjë.

Gazetarët i janë drejtuar edhe ndërmarrjes së rrugëve, por që drejtorin nuk e gjen aty. Përgjegjësi nuk di të jap informacion pasi nuk përgjigjet për makineritë, pasi për ato përgjigjej vetëm drejtori. Ai u kërkon një numër kontakti gazetarëve që t’i njoftojë sapo drejtori të jetë në ndërrmarrje.

Por vetëm pak minuta pasi gazetarët ishin larguar nga ambjentet e ndërrmarrjes, lajmërohen me një mesazh se drejtuesi i institucionit nuk mund t’i presë. Për të marrë një përgjigje ata duhet t’i drejtoheshin Bashkisë Durrës. Por dhe pas kërkesës në Bashkinë Durrës për rastin në fjalë, deri më sot gazetarët ende nuk kanë marrë një përgjigje /tch

 

Etiketa: Bashkia DurresSkandal

Lajme të lidhura

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën
Aktualitet

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
Para
Armë dhe 100 mijë £ në “BMW”, kapen 3 shqiptarë në Angli (Emrat)

“Ofroj kokainë falas”, si u arrestua shqiptari nga përgjimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe...

Lexo më shumë
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com