GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal/ ERE nxjerr blof qeverinë: Në 2021 u prodhua 50% më shumë energji se në 3 vite, ja çfarë ndodhi

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
OSSH jep 1 mln $ për matësa/ Tenderi denoncohet në KPP për vlerën e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paaftësia e Balinda Ballukut për të menaxhuar sektorin e energjisë dhe detaje për abuzimet që sollën krizën po dalin çdo ditë dhe nuk mund të fshihen. Këtë herë vetë Entit Rregullator të Energjisë ka nxjerr zbuluar qeverinë dhe institucionet përgjegjëse, të cilat kanë furu vendin në krizë energjetike, duke treguar se fajin nuk na e ka lufta dhe as thatësira që na karakterizuan në fillimin e këtij viti.

Në një raport të publikuar së fundmi, ERE tregon se energji ka pasur mjaftueshëm në 2021, por ajo u shit dhe brenda 3 muajsh vendin e kaploi kriza. Konkretisht, në dokument thuhet se prodhimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2021rezultoi 47.5% më i lartë se mesatarja e prodhimit në 13 vitet e fundit, ndërsa prurjet mesatare në kaskadë, gjatë janarit arritën 1,271 m3/s, më të lartat të regjistruara që nga viti 1990. Por pavarësisht këtyre treguesve, qeveria shqiptare në muajin tetor shpalli emergjencën e furnizimit me energji elektrike. Vendimi i u argumentua me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare, duke qenë se OSHEE po importonte energji, pasi prodhimi vendas nuk plotësonte nevojat konsumatorë.

ERE tregon qartë se në fillim të viti 2021 deri në verë prurjet në kaskadën e Drinit dhe atë të Fierzës kanë qenë të kënaqshme, madje mund të flitej edhe për rezerva nëse nuk do ishte shitur pa kriter.“Në muajin maj 2021, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka qenë afërsisht në vlerat maksimale historike. Por, për një periudhë 5-mujore, nga qershori deri në tetor rezulton në ulje të vazhdueshme, duke e çuar nivelin në 6-mujorin e dytë të vitit nën nivelin mesatar të 30 viteve të fundit. Sipas dokumentit, mesatarja shumëvjeçare e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës është një tregues kryesor në planifikimin e prodhimit të energjisë elektrike në kaskadën e Lumit Drin”, thuhet në raport.

Si u mbyll viti 2021?
Kujtojmë se në muajt e fundit të 2021 qeveria shpalli krizën e energjetike dhe atëherë nuk kishte filluar ende lufta, por justifikimi i parë ishte se “po ndod në të gjithë botën”. Por, ERE sërish e nxjerrë blof qeverinë, pasi evidenton se rezerva energjetike në fundin e muajit maj 2021 ka rezultuar në nivelin maksimal prej 1520 Gwh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjetikë ka shkuar në 628 Gwh, çka sipas raportit ka shënuar një rënie të ndjeshme dhe të shpejtë. “Ruajtja dhe menaxhimi i duhur i rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin është një garanci e shtuar për sigurinë energjetike të vendit tone”, theksohet në raportin e Entit Rregullator të Energjisë.
Kjo rënie e rezervës erdhi për shkak të shitjeve pa kriter dhe me çmim tepër, cak ekspozuan vendin ndaj importeve të energjisë, që për shkak të çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare i kushtuan financave publike miliona euro. Blerjet e energjisë filluan në muajin qershor, ndërkohë që sipas përllogaritjeve në total për importin e energjisë gjatë vitit 2021 u shpenzuan rreth 285.5 mln euro. Çmimi mesatar i ponderuar, me të cilin u siguruara energjia në vitin 2021 sipas ERE është 205.1 euro/mwh. Pra duket qartë që shifrat e qeverisë nuk janë reale dhe se as lufta nuk është shkak për krizë në vendin tonë.

Etiketa: abyuzimeBleinda BallukuCmimeDrinienergjiEREkaskada e Fieritkrize energjetikekryesore2prurjeqeveriarezerva

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
E rëndë! Furgoni përplaset me trenin, 7 viktima

E rëndë! Furgoni përplaset me trenin, 7 viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com