GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

SKANDAL! Inspektori arrestohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndalohen pesë të dyshuar për kontrabandim të mallrave dhe “artikujve të dëmshëm ushqimorë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një inspektor të punës, pasi  hetuesit kompetent nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti për Krime të Rënda), pas disa veprimeve hetimore, operative dhe taktike, kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale A. H. (inspektor i punës në ministri) për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Dyshohet se personi i lartcekur ka dal në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në një vend punishte të një kompanie, në të cilën vend punishte ishte lënduar një punëtor i kësaj kompanie, duke marrë lëndime të rënda trupore dhe i njëjti (Inspektori i Punës A.H.) edhe pse ishte venë në dijeni edhe nga hetuesit policor se punëtori ishte lënduar në vendin e tij të punës, për çka kishte edhe dëshmi video-incizim dhe dëshmitar eventual, përkundër këtyre fakteve, përpilon “Raport Zyrtar” për Hetimin e Aksidentit, duke mos e paraqitur gjendjen faktike/reale në ketë raport, por ka potencuar se viktima ishte rrezuar në shtëpinë e tij, duke i bërë favor me këtë rast pronarit të kompanisë punëkryerëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin sipas njoftimit nga dëshmitë relevante të siguruara përgjatë veprimeve hetimore është kuptuar se viktima nuk ka pasur fare kontratë të punës, por kontrata e punës për viktimën është proceduar në ATK një ditë pasi që ka ndodhur aksidenti/lëndimi në punë i viktimës.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me inicialët (A. H.), dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas kodit penal të RKS-së.

Andaj, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 26.06.2023, i  dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në polici, është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48 orëve”, thuhet tutje në njoftim./RTK

Etiketa: KosovaPolicia

Lajme të lidhura

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
Aktualitet

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

08:16 - 19/11/26
Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh
Aktualitet

Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh

07:41 - 19/11/26
“Më dhunoi dhe më kanosi pse isha në protestë”/ Qytetari denoncon shefin e Komisariatit nr. 1
Breaking Views

“Më dhunoi dhe më kanosi pse isha në protestë”/ Qytetari denoncon shefin e Komisariatit nr. 1

22:51 - 18/11/26
Para
Skandali seksual i Gjicit, çfarë deklaron vajza që u filmua me ish-kryebashkiakun

“Gjici ra si mamuthi në ato…”, batuta e Rakipit për video-skandalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
Aktualitet

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

08:16 - 19/11/26

Mazhoranca socialiste ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate të ashpra...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 19 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:07 - 19/11/26
Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh

Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh

07:41 - 19/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Nëntor 2026

07:35 - 19/11/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 19 Nëntor 2026

07:35 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com