GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Skandal! Kishte vendosur kamera të fshehët te tualeti i grave, arrestohet drejtori i postës

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal! Kishte vendosur kamera të fshehët te tualeti i grave, arrestohet drejtori i postës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i një filiali poste ka përfunduar në arrest shtëpie i akuzuar se kishte vendosur një kamerë të fshehtë në banjën e kolegëve të tij. Gazzetta del Mezzogiorno shkruan se hetimet nisën në mars të 2022 kur një punonjëse e postës në periferi të Tarantos, kishte vënë re pajisjen e fshehur pranë një kontejneri në tualetin e femrave. E tronditur nga ajo që kishte zbuluar, punonjësja i kishte bërë një video me celular pajisjes që dukej e lidhur me një kabull dhe me një bateri.

Pasi doli nga banja ajo kishte gjetur një kolege të cilës i kishte rrëfyer gjithçka. Të dyja gratë vendosën të zbulonin se kush e kishte vendosur pajisjen. Ato gjetën kartën e memories së kamerës dhe vendosën që të shkarkojnë pamjet e saj në një kompjuter.

Në atë moment ato bënë zbulimin shqetësues. Mes videove të ndryshme të gjetura në kartë ishte një që kishte fiksuar drejtorin e tyre që vendoste kamerën. Më pas ato ua kanë treguar ngjarjen edhe kolegëve të tjerë dhe i kanë kërkuar shpjegime autorit.

Shefi i tyre ishte përpjekur të jepte një version sipas të cilit ai e kishte gjetur atë kamera më herët dhe e kishte vendosur sërish në vend në përpjekje për të identifikuar autorin e vërtetë të atij veprimi. Kjo teori nuk i kishte bindur aspak femrat të cilave drejtori u kishte thënë se do të kërkonte transferimin për të mbrojtur veten.

Më pas ngjarja përfundoi në polici e cila nisi zyrtarisht hetimet. Pak javë më vonë hetuesit kryen një kontroll në shtëpinë e personit në fjalë dhe sekuestruan laptopë dhe telefona. Nga analizat e këtyre aparaturave rezultoi se drejtori, dukshëm i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat po përballej, kishte kryer një pastrim të pajisjet.

Një veprim që megjithatë nuk i ndaloi hetuesit të cilët, nëpërmjet përdorimit të një sërë softuerësh, gjetën një sërë videosh dhe 120 mijë foto që shfaqnin kolegët e tij duke përdorur tualetet.

Dhe jo vetëm. Hetuesit kuptuan se ky person nuk i kishte fshirë të gjitha pamjet e mbledhura mes viteve 2019 dhe 2022.

Disa ishin transferuar në një të ashtuquajtur “cloud”, hapësirë virtuale që vepron si një lloj “magazine” për ruajtjen e sigurt të dokumenteve. Pas gjetjes së këtyre të dhënave prokurori i kërkoi gjykatës masën arrest shtëpie për drejtorin. Gjyqtari e konfirmoi masën./LAPSI.al

Etiketa: Italikamera e fshehteposte italientaranto

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Kaos para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona
Aktualitet

“Arrestoni Ramën”/ Kaos para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona

13:02 - 24/09/26
Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat
Aktualitet

Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat

12:43 - 24/09/26
Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner
Aktualitet

Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner

12:36 - 24/09/26
Para
Kush janë dy personazhet VIP që kanë nisur romancën në “Kepin e VIP-ave”?

Kush janë dy personazhet VIP që kanë nisur romancën në “Kepin e VIP-ave”?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arrestoni Ramën”/ Kaos para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona
Aktualitet

“Arrestoni Ramën”/ Kaos para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona

13:02 - 24/09/26

Tensione në protestë! Sërish, qytetarët janë përplasur me policinë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në polici. Deri më tani...

Lexo më shumë
Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat

Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat

12:43 - 24/09/26
Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner

Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner

12:36 - 24/09/26
“Ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”/ Bardhi thirrje socialisteve: Silleni Ramen zvarrë këtu të japë llogari

“Ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”/ Bardhi thirrje socialisteve: Silleni Ramen zvarrë këtu të japë llogari

12:32 - 24/09/26
Zhupa përplaset me ministren Ismaili: Të të vijë turp që mbron skandalet dhe aktet antikombëtare të Ramës

Zhupa përplaset me ministren Ismaili: Të të vijë turp që mbron skandalet dhe aktet antikombëtare të Ramës

12:23 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com