GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal me buxhetin, qeveria fsheh dhe nuk dorëzon në Kuvend 2 raporte

17:56 - 22/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal me buxhetin, qeveria fsheh dhe nuk dorëzon në Kuvend 2 raporte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përveçse ka ndryshuar disa herë brenda viti buxhetin e shtetit, qeveria nuk po tregohet transparente me shpenzimet e bëra dhe kërkon të fsheh paaftësinë e saj në menaxhimin e  arkës. Ndryshe nga se e kërkon ligji, Ministria e Financave nuk ka publikuar akoma publikim të raportit për zbatimin e buxhetit të shtetit  në qershor të këtij viti. Fshehja e të dhënave dhe mungesa e transparencës me qytetarët përbën shkelje të  rëndë të ligjit “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor”.

Ky ligji kërkon që në mesin e çdo viti Ministria e Financave duhet të paraqesë raportin “Zbatimin e Buxhetit 2021 Raport” ku dalin të dhëna mbi borxhin, detyrimet e pashlyera, faturat e Arbitrazhit,  kostot për koncesionet, planet e parealizuara dhe tejkalimet e investimeve.  Në një raport të publikuar së fundmi, “Open Data Albania” konstaton që kjo është hera e parë që në Kuvend vjen një Ligj për Buxhetin bashkë me Planin Buxhetor Afatmesëm, por nuk ka bashkëlidhur por  akoma nuk është paraqitur raporti i vitit që po përfundon.

Pra qeveria përveçse nuk publikoi raportin në qershor, për të dhënat mbi gjashtëmujorin e parë të buxhetit, nuk ka parritur as raportin për ecurinë e planit përgjatë këtij viti, duke qenë se jemi në mbyllje të tij, duke shkelur në mënyrë të hapur. ligjin NR. 9936 DATË 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” ,  ku në nenin 46 “Rishikimi i zbatimit të Buxhetit” përcaktohet se: Në muajin qershor të çdo viti, por jo më vonë se dita e paraqitjes së programit buxhetor afatmesëm në Këshillin e Ministrave, Ministri i Financave paraqet përpara Këshillit të Ministrave programin buxhetor afatmesëm dhe një raport për zbatimin e buxhetit të vitit në vazhdim, i cili publikohet së bashku më planin e vitit pasardhës.  

Duke shkelur këtë ligj, qeveria po manipulon dhe fsheh vlerësimin e  përgjithshëm të situatës ekonomike të vendit, treguesit makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë për periudhën 5-mujore të vitit korrent. Gjithashtu po fsheh ndaj taksapaguesve shqiptarë masat që parashikohen të ndërmerren nga Qeveria, me qëllim që treguesit të realizohen sipas parashikimeve.

Këto të dhëna janë publikuar çdo fundvit, por për 2021 qeveria po tregohet e papërgjegjshme dhe po shpreh paaftësinë e saj për të përmbyllur këtë raport.  Sakaq, ekziston edhe mundësia që qeveria ta ketë përmbyllur këtë raport, por nuk e bënë atë të ditur për taksapaguesit, pasi nuk mundet të tregojë shkeljet e bëra.

Përveç mungesë së transparencës, “Open Data” thekson se ky vit buxhetor 2021, karakterizohet nga defekte të konsolidimit buxhetor që lidhen me shpenzime gjatë fushatës zgjedhore, mosrealizim të planit të investimit për Fondi i Rindërtimit,  të cilat përkthehen në kosto të rënda për dëme ekonomike faturave të arbitrazhit dhe të tjera gjyqësore ku shteti shqiptar është palë humbëse. Pra, këto gabime mund të jenë arsyet që qeveria mban të fshehur  buxhetin faktik të këtij viti. E.H/gijotina.com/

Etiketa: kryesore2qeveriaraporte

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
“Basha bojkotoi dhe 13 tetorin”, Meta: LSI, PR e PPA u regjistruan në zgjedhje vendore

“Basha bojkotoi dhe 13 tetorin”, Meta: LSI, PR e PPA u regjistruan në zgjedhje vendore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26

Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Leverkusen, me ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani që përfundoi me...

Lexo më shumë
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com