GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal me pastrimin, Lali Eri i lë plehrat kapicë para Xhamisë së Artë

19:16 - 01/10/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal me pastrimin, Lali Eri i lë plehrat kapicë para Xhamisë së Artë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana po shkon drejt një katastrofe mjedisore për shkak të plehrave që nuk tërhiqen nga ECO Tirana, që është shoqëria e krijuar nga Erion Veliaj për pastrimin e kryeqytetit.

Kjo video tregon pamjen e sotme tek koshat e plehrave pranë  Xhamisë së Artë në rrugën “Dalip Topi” në Kryeqytet.  Qytetarët denoncojnë se Bashkia Tiranë nuk i tërheq plehrat qysh prej disa javësh më këtë zonë.

Nga vëzhgimi i Gijotina.com del se Bashkia kryen mbledhjen e plehrave vetëm brenda unazës së vogël dhe në afërsi të disa qendrave si Bulevardi, Laprakë, Fusha e Aviacionit, Komuna e Parisit, Xhamllëku. Vasil Shanto. Edhe në këto zona, nëse futesh nëpër rrugica janë gjithmonë plot koshat e plehrave.

Ndërkohë, si të mos mjaftonte skandali i inceneratorit të Tiranës, që merr miliona euro të taksapaguesve megjithëse nuk ekziston, Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka rritur buxhetin shoqërisë ECO Albania.

Më 7 shtator 2024, Erion Veliaj, gjatë takimit që zhvilloi sot me punonjësit e pastrimit deklaroi se “Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor.

Kjo do të thotë se në dy muajt e ardhshëm do duhet që të operojmë me një sens emergjence në këto zona”.

Pra, Lali Eri e shet për “emergjencë” papastërtinë e kryeqytetit. Po çfarë ndodh me paratë e pastrimit?

Eco Tirana është një kompani e dyshimtë, po aq sa vetë Erion Veliaj, regjistruar në QKB në korrik 2016, me objekt “Manaxhimi i shërbimeve mjedisore dhe jo vetëm..” me pronarë AGSM Holding ALBANIA, me 49% të aksioneve, përbërë nga AGSM AIM 75% dhe AMIA Verona 25%, e lidhur me ‘Ndraghetta-n’.
Eco Tirana është fasada që mbulon kontratat prej 582 milionë euro që u jepen kompanive private për pastrimin e kryeqytetit. Këto të fundit rezultojnë të investuara edhe në dhjetëra kontrata të tjera publike njëherazi.
Vetë Eco Tirana është paguar nga Bashkia Tiranë 35.3 miliardë lekë deri tani për shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit, ndërkohë që janë prokuruar dhe lidhur 51 kontrata me operatorë privatë kundrejt vlerës 60 miliardë lekë për të njëjtin shërbim.
SPAK duhet të nisë hetimet se përse janë shpenzuar 60 miliardë lekë për kontrata prokurimi për shërbime pastrimi dhe përse Bashkia Tiranë drejtuar nga Veliaj paguan Eco Tirana me pronar po Erion Veliajn 51%, kundrejt vlerës 35.3 miliardë lekë. Këto të dhëna i përkasin fundit të vitit 2023. Ndërsa në mars të këtij viti këshilli bashkiak miratoi një rritje të re për buxhetin e ECO Tirana.

gijotina.com/   

Etiketa: Erion VeliajKryesore1pastrimi

Lajme të lidhura

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Para
Bien sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Irani nis raketat ndaj Izraelit

Bien sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Irani nis raketat ndaj Izraelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”,...

Lexo më shumë
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com