GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Skandal në jetimore, stafi detyron fëmijët të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin

10:48 - 23/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal në jetimore, stafi detyron fëmijët të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër fëmijë të një jetimoreje në Greqi janë abuzuar seksualisht. Zëvendësministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Domna Michailidou, ka bërë një zbulim tronditës, duke thënë se hetimi i prokurorit publik është urdhëruar pas akuzave për abuzim të fëmijëve dhe dhunë seksuale në një jetimore në Atikë. Michailidou zbuloi në një stacion televiziv se kishte marrë një letër personale në lidhje me abuzimin e fëmijëve në një jetimore në Atikë.

 Djem të  moshës 7-11 vjeç u detyruan të kryenin akte seksuale me njëri tjetrin, nga stafi i jetimores. Lidhur me këtë skandal, janë vënë në pranga 3 punonjëse gra.

 Madje, tre persona konkretë të lidhur me këtë strukturë, jo vetëm denoncuan përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve, por folën edhe për marrëdhënie seksuale mes të miturve në prani të punonjësve, si dhe për sjellje të tjera banale.
“Gjëja e parë që bëra ishte që shkova sërish në Prokurori, e raportova në Zv.Prokurorin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe menjëherë më pas mblodha fonde për këtë strukturë dhe organizova një auditim bashkë me Autoritetin Kombëtar të Transparencës”, nënvizoi zv.ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Njëkohësisht, ajo vuri në dukje se kontrolli nis nga kjo strukturë, por në muajt në vijim, janar dhe shkurt do të shtrihet në të gjithë vendin.
“Do të nisemi me inspektime në të gjithë vendin, që ekspertët të ekzaminojnë të gjithë, fëmijë për fëmijë”, shtoi ajo.
Michailidou ka njoftuar se katër fëmijët për të cilët ka pasur një ankesë specifike se janë abuzuar, janë larguar nga objekti, për t’u ekzaminuar nga specialistët e afërt në spitalin e Fëmijëve.
“Këta fëmijë janë ekzaminuar, të gjithë të tjerët janë ekzaminuar nga ekspertët, Autoriteti Kombëtar i Transparencës ka kontrolluar administratën, hetimi nga prokuroria është në vijim dhe njëkohësisht është ngrirë financimi”, përfundoi ajo.

Etiketa: abuzimGreqijetimorekryesore2

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Bajrami shënon për kualifikimin e Empolit në Kupën e Italisë, më tej e pret Interi

Shkëlqeu në ndeshjen me Milan, ja sa u vlerësua Nedim Bajrami

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com