GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Skandal në Mal të Zi/ Vëllai i Abazoviç ortak në biznes me partneren e kryeministres së Serbisë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal në Mal të Zi/ Vëllai i Abazoviç ortak në biznes me partneren e kryeministres së Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ne mediat kryesore të rajonit, prej disa ditësh tashmë kanë qarkulluar zëra për një marrëdhënie të mundshme biznesi mes vëllait të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe partneres së kryeministres serbe Ana Brnabić. Mediat në Serbi kanë mundur të marrin edhe dëshminë e vëllait të Abazoviç, i cili shpjegon sesi qëndron e vërteta, sipas tij.

Mesa duket nga intervista, mjeku është “mërzitur” që mediat janë fokusuar te fakti që vëllai i tij është kryeministr i një shteti fqinj, ndërsa shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres së vendit. Ai thotë se spitali në fjalë, por edhe shumë projekte të tjera, vijnë si rrjedhojë e punës së tij prej vitesh.

Në maj të këtij viti, një grup mjekësh që bënë emër në mjekësi hapën Spitalin e Përgjithshëm “Biocell spital” në Beogradin e Ri. Institucione të reja, veçanërisht në ndërtesën BIGZ, nuk janë planifikuar, thotë Xhihan Abazoviç, vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kjo është përgjigja e tij ndaj spekulimeve që janë bërë së fundmi se vëllai i tij ka mundësuar hapjen e një spitali të ri në godinën në fjalë , së bashku me partneren e kryeministres së Serbisë, Milica Gjurgjiç.

– Kur të marr vesh se kush është, mund t’i kërkoj pronarit të ndërtesës BIGZ që të vendosë një billbord përballë me emrin e spitalit tonë dhe ku ndodhet, që pacientët të mos devijojnë – tha Abazoviç, mjek specialist, për “Danas”.

Ai po ashtu thekson se spitali sapo është hapur, do të zgjerohet ndërsa konfirmon po ashtu se pjesë e ekipit është edhe Dr. Gjurgiç si shefe e radiologjisë.

Siç raporton, Kurir, ai është shprehur se ëshët prekur nga raportimet e mediave të cilat i akuzon për “sensacionalizëm” duke shtuar se janë “kapur me faktin” që vëllai i tij është kryeministër i një shteti fqinj, kurse shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres në Serbi”.

– “Fakti që vëllai im është kryeministër mori shumë më tepër vëmendje mediatike sesa CV-ja ime. Dhe hamendësoj se ne “bishtajat” bëjmë diçka, kemi jetën tonë” – tha ai.

Abazoviç thekson se spitali është rezultat i punës afatgjatë të gjashtë apo shtatë personave të cilët përveç punës së tyre të rregullt janë marrë edhe me inovacion, para së gjithash në aplikimin e mjekësisë rigjeneruese dhe terapive qelizore dhe gjenetike.

Ai thotë se ai vetë ka themeluar një spital në Zemun në vitin 2015, por që tani është mbyllur për shkak të këtij projekti të ri, që ai e cilëson më serioz. Po ashtu, Xhihan thekson se edhe pse shëndetësia shtetërore është ende në funksion të zgjidhjes sociale, “bashkëpunimi me sektorin privat është i pashmangshëm.”

Ai shton se edhe BE-ja është e mbyllur për inovacione dhe se shumë gjëra nuk janë të standardizuara, prandaj nuk mund të aplikohen. Sipas Abazoviç, spitali i ri synon t’u mundësojë njerëzve që të mos kenë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për metoda moderne të trajtimit dhe terapi inovative.

Çfarë thonë të dhënat?

Sipas të dhënave që disponojnë mediat në Serbi, pronar dhe themelues i Spitalit të ri të Përgjithshëm “Biocell Hospital” është kompania Vincula Biotech Group, e themeluar në vitin 2017 si Forever Young. Vitin e kaluar, ajo e ndryshoi emrin e saj në “një më të këndshëm”, sipas Abazović, i cili më pas u bë drejtor i saj.

Pronari më i madh i Vincula është kompania qipriote Ensifolia Limited, ajo zotëron 75 për qind të kapitalit, pastaj 15 për qind është në pronësi të Robne kuće Beograd, d.m.th si pronari përfundimtar Milija Babović, ndërsa pjesa e mbetur është e lidhur me mjekët si persona fizikë me nga pak për qind pjesë secili.

Sipas Abazoviç, i njëjti grup mjekësh, vetëm në një përqindje më të madhe, janë pronarë të Ensifolia, dhe ata vendosën të themelojnë një “kompani nënë” në Qipro, sepse në atë moment u aludua se do të përfshihej një fond i madh investimi. ngritja e një spitali të ri.

 

Etiketa: Dritan AbazovicKryeministriMali ZiserbiseSkandalvellai

Lajme të lidhura

Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Kosovë & Rajon

Deklarata për spastrim etnik të Kosovës/ Depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

16:24 - 16/07/26
Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë
Kosovë & Rajon

Albin Kurti zbulon planin energjetik: Kosova po shqyrton përdorimin e gazit amerikan përmes Shqipërisë

19:07 - 15/07/26
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
Para
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të jetë çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të jetë çmimi i naftës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

Pakistani po e rivlerëson në mënyrë aktive rolin e tij si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi konflikti...

Lexo më shumë
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com