GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal në ministrinë e Krifcës/ Fruta dhe perime me pesticide, ISUV nuk kryen analizat

16:56 - 08/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandal në ministrinë e Krifcës/ Fruta dhe perime me pesticide, ISUV nuk kryen analizat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Frutat dhe perimet me pesticide rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, ndërkohë Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) nuk kryen në kohë analizat. Drejtori i këtij instituti, Pëllumb Aleksi shfaqet gjithnjë i qeshur në krah të ministres Frida Krifca, por pamja e tij nuk mund ta fshehë skandalin. Pas ankesave të qytetarëve dhe të raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, këtë fakt detyrohet ta pranojë edhe vetë Ministria e Bujqësisë.

Sipas analizës së ministrisë, shkak për këtë situatë është bërë moskthimi në kohë i përgjigjeve të analizave nga ISUV për mostrat në bimë dhe produkte bimore/fruta -perime të marra dhe dërguara nga AKU për praninë e pesticideve mbi normat e lejuara. Jo vetëm kaq, por shumë raste mbeten pa përgjigje. Konkluzioni është pjesë e dokumentit “Strategji për Mbrojtjen e Bimëve” që synon të zbatohet gjatë periudhës 2022-2032.

“Vonesa në marrjen e përgjigjeve të analizave ose mos-marrja e përgjigjet e analizave nga laboratori ISUV mbetet shqetësuese, pasi zvogëlon efektivitetin e marrjes së masave të duhura në garantimin e sigurisë ushqimore për të ndjekur gjurmimin nga njësia tregtare ose vendi i grumbullimit, te fermeri prodhues”, analizon Ministria e Bujqësisë.

Në dokumentin e publikuar nga ministria shfajësohet AKU.

Nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në periudhën 2017-2020 janë planifikuar 147 mostra dhe janë marrë 85 mostra, që janë dërguar për testim në laboratorin e ISUV. Nga mostrat e dërguara për analizimin në vitet 2018-2020, duke iu referuar përgjigjeve të analizave të dërguara nga ISUV, 30 mostra janë marrë konform ligjit, dhe vetëm 5 mostra nuk janë pranuar. Nga 35 mostra zyrtare të dërguara nga AKU nga korrik 2020 në laboratorin ISUV, deri në nëntor 2021 janë analizuar 31 mostra dhe rezultatet janë dërguar në AKU. Rezultatet e analizave të tyre varionin nga 6-7 muaj deri në një vit vonesë. Referuar ndjekjes së gjurmueshmërisë është konstatuar se PMB-të (pesticidet, bimët dhe farat) jashtë standardeve, nuk u gjendën në ambientet e subjektit të kontrolluar, por ishin tregtuar tek konsumatorët. Bazuar në raport, analizat e laboratorit të ISUV kanë rezultuar me lëndë aktive jashtë normave të përcaktuara në certifikatat e cilësisë që shoqërojnë PMB-të, si produktet për mbrojtjen e bimëve që përmbajnë lëndë vepruese me emrin: “dimethoate 40 %” (2 mostra). “abamectin”, “chlorpyrifos” dhe “hydroxide bakri 37.5%”.

Edhe vitet e kaluara vazhdonte kjo situatë. “Moskryerja e analizave ISUV, bazuar në shkresat dërguar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me Nr. 625 prot., datë 05.07.2017 dhe Nr. 458/1 Prot., datë 19.06.2018, dhe me lëndë “Mbi analizimin e mostrave të PMB-ve, bëri të mundur mosrealizimin nga AKU të kontrollit të cilësisë treg të parashikuara në planin vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku, për vitet 2017, 2018 dhe 2019”, vë në dukje Ministria e Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë vlerëson se, raportimi me vonesë i rezultateve të testimit nga laboratori ISUV, bie ndesh me VKM nr. 532, datë 11.9.2018 “Për miratimin e rregullave të tregtisë, transportit, magazinimit dhe ruajtjes së produkteve për mbrojtjen e bimëve”.

AKU, ISUV dhe Ministria e Bujqësisë janë tre institucionet përgjegjëse, por edhe pse prej muajsh është ngritur alarmi në media për produktet që qarkullojnë në treg pa kontroll, këto institucione ia pasojnë fajin njëri-tjetrit, pa asnjë rezultat.  Kujtojmë se kohë më parë në një raport të publikuar nga KLSH rezultonte se ISUV deri në 2019 nuk ka qenë aspak korrekt me kryerjen e analizave për mostrat të dërguara nga AKU, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve. Në përgjigjen për KLSH, ISUV ishte justifikuar duke thënë se kishte mungesë ekspertësh dhe një nga laboratorët nuk ishte funksional. Ndërkohë nga ana e tij, AKU u shpreh se ISUV as nuk i është përgjigjur kërkesave për analizat në pritje dhe as në lidhje me mangësitë në punë.

Ministria sheh si problem të vetëm papërgjegjshmërinë e ISUV dhe ja kalon këtij institucioni të gjitha përgjegjësitë. “Ministria duhet të jetë në gjendje të përdorë të dhënat statistikore për të llogaritur treguesit e rrezikut të mbledhur në përputhje me rregulloret kombëtare dhe të BE-së, në lidhje me statistikat për produktet e mbrojtjes së bimëve, së bashku me të dhëna të tjera përkatëse. Gjithashtu, duhet të identifikohen tendencat në përdorimin/shitjen e disa substancave aktive. Shqipëria nuk ka një qendër kombëtare toksikologjie”, thuhet në draftin e ministrisë.

Këto janë tabelat që tregojnë mostrat pa përgjigje analizash nga instituti.

 

Ende asnjë zgjidhje

Deri më tani, mungesa e kontrollit të produkteve bujqësore dhe nivelit të lartë të pesticideve vazhdon. Ministria shprehet se një mundësi tjetër do të ishte kryerja e këtyre analizave në sektorin e Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, por sërish një opsion pa efekt. Pasi ky sektor nuk zotëron mjetet e nevojshme për analizat e mostrave të produkteve bujqësore.

“Shërbimi i Toksikologjisë Klinike i “Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza”, merret me urgjencat që lidhen me helmimet akute nga pesticidet. Megjithatë, ky shërbim nuk zotëron funksionet e nevojshme për një qendër toksiciteti, si disponueshmëria dhe aksesi në informacionin e duhur në kohë reale në rastet e helmimeve akute”, shprehet Ministria e Bujqësisë.

Ndërkaq përmendim këtu se më parë KLSH ka konstatuar se mungesa e kontrollit ka shkaktuar rreziqe të mëdha, sidomos për faktin që gjatë vitit 2020 ku vendi u përfshi nga pandemia nuk kishte kontrolle. Gjithashtu, gjatë periudhës së verës, ku kontrollet janë edhe më të nevojshme, pavarësisht që AKU ka shtuar kontrollet, kjo s’ka pasur asnjë vlerë pasi ISUV nuk ka kthyer përgjigje për analizat. Në këto kushte, duket absurde të flasësh për mbrojtjen e bimëve, kur nuk ke akoma laborator për analizat.

Nga ana tjetër publikut i serviret propagandë mbi punën e institutit. Drejtori Raveli i emëruar në prill 2019 pasi kishte shërbyer si nëndrejtor i Doganave, është kujdesur vetëm për lyerjen e fasadës dhe pemët para institutit. Njeriu që kishte zëvendësuar, Dr. Pëllumb Aleksi, i shkarkuar pas alarmit për pesticidet në ushqime, rikthehet në vend të tij në qershor të këtij viti.

“E fillova ditën me ekipin e bujqësisë pranë ISUV në një inspektim të një procesi transformues që po ndodh në institucion, shkroi ministrja ditën që bëri rokadën. Laboratorët e Departamentit të Toksikologjisë dhe Mbetjeve, të Departamentit te Monitorimit të Mbetjeve dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe ata të Cilësisë së Ushqimeve sapo janë transferuar në ambientet e reja, të rikonstruktuara rishtaz pas tërmetit”, ka deklaruar ajo.  Por, laboratorët e Krifcës dhe të Aleksit nuk bëjnë analiza!/Esmeralda Hida/ Gijotina.com

 

 

 

 

Etiketa: AkuanalizaFrida KrifcaISUVKLSHkryesore2pesticiderrezik

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Ndërroi jetë në burg, dorëzohet nga rusët trupi i britanikut

Ndërroi jetë në burg, dorëzohet nga rusët trupi i britanikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com