GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal në Policinë e Orikumit: SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në Rinas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), përmes Drejtorisë së Hetimit dhe Drejtorisë Rajonale Vlorë–Gjirokastër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për tre punonjës të Policisë së Shtetit në Orikum.

Nën këtë masë sigurie janë vendosur:

  • D. L., inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum;

  • A. J., shef i Stacionit të Policisë Orikum;

  • A. F., specialist i Policimit në Zonë pranë të njëjtit stacion.

Tre punonjësit e policisë dyshohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, në shtator të vitit të kaluar, efektivët e policisë, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet e funksionit, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 mijë lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Hetimi disa mujor, i zhvilluar me metoda speciale nën drejtimin e SPAK, ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfshirjes së punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim detyre.

AMP bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e çdo përgjegjësie tjetër të mundshme penale.

Në përfundim, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje nga punonjësit e strukturave shtetërore, përmes numrit të gjelbër 0800 9090, email-it [email protected], WhatsApp 069 41 51 511, ose aplikacionit “Agjencia Digjitale” në Play Store dhe App Store.

Lajme të lidhura

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Botë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

‘Nuk ndërron koka e oktapodit’, Alimehmeti: Rama po krijon ‘ushtrinë’ e besnikëve, njëjtë si Vuçiç

09:35 - 13/11/26
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit
Aktualitet

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit

09:09 - 13/11/26
Para
Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Botë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26

Vëllai i kampionit të njohur të peshëngritjes, Pirro Dhima, është arrestuar në Greqi, nën dyshimet për furnizimin dhe administrimin e...

Lexo më shumë
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë

‘Nuk ndërron koka e oktapodit’, Alimehmeti: Rama po krijon ‘ushtrinë’ e besnikëve, njëjtë si Vuçiç

09:35 - 13/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit

09:09 - 13/11/26
“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë

“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë

08:52 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com