GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet

17:59 - 28/11/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe vëllai i tij, Andrej, po përmenden sërish në komunikimet e reja të aplikacionit SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi sistemin e drejtësisë në favor të grupeve kriminale.

Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, tregojnë për lidhje mes narko-kartelit të Darko Shariç dhe figurave të pushtetit, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë akuzohet se po fsheh provat dhe nuk po ia dorëzon Prokurorisë për Krim të Organizuar, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, qeveria serbe po shtyn ndryshime ligjore që mund ta dobësojnë këtë prokurori, para se të nisë një hetim që potencialisht mund të prekë edhe vetë vëllezërit Vuçiç.

Presioni i pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) ka arritur pikën kritike. Paralelisht me fushatën mediatike kundër saj, po përgatitet edhe ndërhyrja institucionale për t’ia hequr pavarësinë dhe për ta vënë nën varësinë e Prokurorisë së Lartë të Beogradit.

Një nga arsyet kryesore për përshpejtimin e këtij procesi është një pako e re me komunikime të platformës SKY, e dërguar në Ministrinë e Brendshme nga Europol dokumente që, sipas burimeve të Radar, përmbajnë dyshime për korrupsion të nivelit të lartë dhe përmendin drejtpërdrejt presidentin Aleksandar Vuçiç dhe vëllain e tij, Andrej Vuçiç.

Problem edhe më serioz konsiderohet fakti se Ministria e Brendshme ende nuk ia ka dorëzuar këtë pako Prokurorisë për Krim të Organizuar, gjë që ngre dyshime se po tentohet mbajtja e informacionit jashtë sistemit të drejtësisë.

Sipas dokumenteve të deritanishme të rrjedhura, të cilat tashmë janë pjesë e procedurave gjyqësore në disa vende të rajonit, në komunikimet SKY të grupeve kriminale serbe përmendet Aleksandar Vuçiç me nofkën “Oskar”, vëllai i tij Andrej Vuçiç, ish-ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq (“Edo”), si dhe zyrtari i BIA-s, Marko Parezanoviq (“Markus”).

Burime nga hetimet tregojnë se në bisedat e grupit të Darko Shariqit shtrohet ideja se “vendimet gjyqësore mund të ndikohen vetëm përmes Oskarit”, ndërsa flitet edhe për një takim në BIA, ku kanë marrë pjesë persona nga strukturat e larta të drejtësisë dhe të shërbimeve të zbulimit.

Vëllai i Darko Shariqit, Dushko Shariq, në një mesazh të 26 majit 2020, shkruan:

“E vetmja rrugë reale është përmes Markusit drejt Oskarit. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë… të tjerët nuk munden”, duke iu referuar Aleksandar Vuçiçit me nofkën tashmë të njohur.

Në një komunikim tjetër, të publikuar nga media malazeze Vijesti, i dyshuari Petar Lazoviq flet drejtpërdrejt për Vuçiçin me fjalor banal dhe, në mënyrë indikative, disa nga dëshirat e tyre përfshirë uljen e dënimeve të Shariqit realizohen më vonë në gjykatat serbe.

Dokumentet e reja të SKY-t, të cilat Ministria e Brendshme nuk po ia dorëzon TOK-ut, lidhen me korrupsion të nivelit të lartë dhe me përdorimin e institucioneve shtetërore për mbrojtjen e rrjeteve kriminale.

Në këto komunikime përmenden sërish Aleksandar dhe Andrej Vuçiç, duke krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat e drejtësisë.

Një sërë vendimesh gjyqësore rrëzimi i dënimeve të mëparshme të Shariqit, largimi i gjyqtarit Milimir Lukiq nga rasti dhe vendosja e të pandehurit në arrest shtëpie po vlerësohen nga ekspertët si të sinkronizuara me interesat e rrjetit kriminal dhe të një pjese të pushtetit politik.

Burime brenda Prokurorisë dhe policisë pohojnë se ekziston frikë reale se TOK-u mund të ndërmarrë veprime kundër figurave të larta nëse paketa e re e SKY-t përfshihet në hetime.

Pikërisht për këtë arsye, pushteti ka nisur procedurat për ndryshimin e ligjit, me synimin e shndërrimit të TOK-ut në një departament të zakonshëm nën Prokurorinë e Lartë të Beogradit. Sipas ekspertëve, nëse kjo ndodh, çdo hetim që prek figura të larta politike përfshirë vëllezërit Vuçiç mund të ndalet përpara se të nisë.

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
Ç’po ndodh në Kapshticë? Fluks i madh makinash të emigrantëve që vijnë për festa

Ç’po ndodh në Kapshticë? Fluks i madh makinash të emigrantëve që vijnë për festa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com