GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Skandal në spitalin e Çorovodës/ Denoncon Bozdo: Administrata përdoret për fushatën e Rilindjes

në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandal në spitalin e Çorovodës/ Denoncon Bozdo: Administrata përdoret për fushatën e Rilindjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Beratin, Eno Bozdo ka denoncuar me foto përdorimin e administratës në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Bozdo ka publikuar në Facebook foto nga takimet e zhvilluar në spitalin e Çorovodës ku drejtori Rezart Hoxha, shoqëruar nga kandidatët për deputetët të PS Hysen Buzalin dhe Eneriketa Alushani, bën fushatë haptazi dhe në prani të punonjësve të administratës.

“Në foto pasqyrohet ajo që ndodh përditë në çdo zyrë shtetit në Shqipëri: kamikazët politikë që drejtojnë shërbimin civil, administrata patronazhiste dhe krerët e fushatës të PS, në shkelje të plotë të ligjit zgjedhor, ndajnë informacionet dhe planet e fushatës se si duhet marrë çdo votë e punonjësve të administratës dhe të afërme të tyre nëpërmjet presionit dhe shantazhit për bukën e gojës”, shkruan Bozdo.

Bozdo deklaron se do të padisin në SPAK drejtorin e spitalit Rezart Hoxha për thyerje të rëndë të ligjit zgjedhor, dy kandidatët për deputetë të PS Hysen Buzalin dhe Eneriketa Alushani, si dhe të gjithë administratën e identifikuar emër për emër në këtë foto.

“I takon tashmë SPAK-ut të veprojë dhe të tregojë se së paku nuk do të bëhet palë me hajdutët serialë zgjedhore dhe me ata që e sfidojnë SPAK un vetë ende pa filluar fushata zyrtarisht.“- shprehet Bozdo.

 

Postimi i plotë:

Fotot më poshtë tregojnë drejtorin e Spitalit të Çorovodës Rezart Hoxha, në zyrën e tij, shoqëruar nga kandidatët për deputetët të PS Hysen Buzalin dhe Eneriketa Alushani, duke bërë fushatë haptazi dhe në prani të punonjësve të administratës.

 

Në foto pasqyrohet ajo që ndodh përditë në çdo zyrë shtetit në Shqipëri: kamikazët politikë që drejtojnë shërbimin civil, administrata patronazhiste dhe krerët e fushatës të PS, në shkelje të plotë të ligjit zgjedhor, ndajnë informacionet dhe planet e fushatës se si duhet marrë çdo votë e punonjësve të administratës dhe të afërme të tyre nëpërmjet presionit dhe shantazhit për bukën e gojës. Edhe pse në shkelje flagrante të ligjit zgjedhor, ndihen kaq të sigurtë dhe të paprekshëm sa dhe i publikojnë këto në faqet e tyre në mediat sociale.

 

Kemi të bëjmë me një bandë politike të mirëorganizuar, që paguhet me lekët e shqiptarëve, që ka zaptuar të gjitha pozicionet e administratës të fryrë dyfish dhe trefish, që merr rrogë pa u paraqitur asnjë ditë në punë, dhe që për qëllim të vetëm të ekzistencës së saj nuk ka asnjë interes publik por vetëm grabitjen dhe manipulimin e votës, shantazhimin dhe presionin e drejtpërdrejtë të votuesve.

 

Kjo është ajo që Edi Rama u ka ofruar shqiptarëve për dymbëdhjetë vite.

Të gjithë e dinë, të gjithë e prekin, të gjithë e ndjejnë në lëkurë se si koncepti i qeverisjes publike dhe shtetit është shpërberë totalisht nën vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë dhe pasaportën evropiane në 2030.

 

Për më tepër, këto foto janë prova më e mirë e arrogancës dhe karshillëkut ndaj organeve të drejtësisë, ndaj SPAK ut në veçanti, sepse drejtuesit politikë të administratës dhe listave zgjedhore e shkelin ligjin në mes të ditës dhe nuk kanë as ndrojën më të vogël duke publikuar këto prova të krimit zgjedhor.

 

Sot ne do të padisim në SPAK drejtorin e spitalit Rezart Hoxha për thyerje të rëndë të ligjit zgjedhor, dy kandidatët për deputetë të PS Hysen Buzalin dhe Eneriketa Alushani, si dhe të gjithë administratën e identifikuar emër për emër në këtë foto. I takon tashmë SPAK-ut të veprojë dhe të tregojë se së paku nuk do të bëhet palë me hajdutët serialë zgjedhore dhe me ata që e sfidojnë SPAK un vetë ende pa filluar fushata zyrtarisht.

Përsa i përket asaj që PS ofron, është e kuptueshme për të gjithë se alternativa e PS për këto zgjedhje është vërtetë pasaporta evropiane, por vetëm për ata që do të braktisin Shqipërinë dhe aplikojnë për azil, siç e kanë braktisur 1,1 milionë shqiptarë në këto 12 vite të fundit. Për të tjerët mundësia për të jetuar ndershmërisht në një vend normal është zero. Nuk do të ketë as rritje pensionesh e rrogash, as arsim dhe shëndetësi më të mirë, as financime për fermerët, as mundësi punësimi prej meritës, asgjë që një shqiptar normal shpreson për të ndërtuar ndershmërisht jetën e tij.

Ky makth që ka zaptuar vendin do marrë fund në 12 maj. Vota për Partinë Demokratike dhe opozitën është e vetmja mënyrë për të normalizuar Shqipërinë, për të çrrënjosur varfërinë ekstreme, për të rritur ekonominë, për të rritur pagat dhe pensionet, për të ofruar arsim dhe shëndetësi dinjitoze të standardit evropian.

Shqipërinë madhështore është zgjedhja jonë e vetme, që pas 11 majit do ta bëjmë realitet!

Etiketa: BozdoDenoncim

Lajme të lidhura

Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të
Sport

Formacioni/ Më të mirët e javës së 3-të të Superiores, përzgjidhen lojtarët dhe trajneri fitues

14:00 - 07/09/26
Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’
Aktualitet

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’

17:14 - 04/09/26
Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve
Aktualitet

Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve

11:38 - 01/09/26
Para
E papritur/ Barcelona e mundi 3-0, Osasuna kërkon fitoren në tavolinë

E papritur/ Barcelona e mundi 3-0, Osasuna kërkon fitoren në tavolinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngujuar në zyrat e kompanisë Bankers Petroleum, ku kanë vendosur...

Lexo më shumë
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

21:07 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com