GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandal/ Presidenti i Shqipërisë kundër Kombëtares së Shqipërisë

21:57 - 24/10/23
në Politikë, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal/ Presidenti i Shqipërisë kundër Kombëtares së Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë kundër Kombëtares së Shqipërisë. Nuk është një lapsus, por absurdi i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili me veprimin e tij të fundit duke refuzuar dekretimin e amendimeve të Ligjit për Shtetësinë, të aprovuara më parë nga parlamenti i vendit, ka bërë një hap të paprecedent që cënon rritjen dhe ardhmërinë e Kombëtares.

Begaj me sa duket ka vendosur të tentojë të kthehet në faktor në skenën politike ku deri tani është në hije, duke iu kundërvënë pikërisht ndryshimeve të cilat janë në favor të lëvizjes kuqezi, duke u bërë një pengesë e fortë që lojtarë të përzgjedhur për kombëtaren A, Përfaqësuesen e Shpresave apo ekipet e moshave të përfaqësojnë atdheun e tyre duke u pajisur me pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

Disa nga amendimet e këtij ligji kishin të bënin me krijimin e lehtësirave për talentet shqiptarë që kanë lindur apo jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë duke kërkuar heqjen e provimit të gjuhës shqipe dhe mundësinë e marrjes së pasaportës për lojtarët nën 18 vjeç, por pikërisht ai që me statusin e tij si qytetari i parë i vendit, Presidenti i Republikës duhej të përkrahte pa asnjë rezervë këtë nisëm që i bën nder kombit, është kthyer në pengesë për dekretimin e ndryshimeve të miratuara në parlament.

Begaj me sa duket kërkon që shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut të lindur shqiptarë në gjak e kombësi, të japin provimin e gjuhës shqipe para se të nderojnë kombin duke e çuar aty ku ai dhe politikanë të tillë as nuk mund ta imagjinonin. Refuzimi i Begajt ka vënë në vështirësi Federatën Shqiptare të Futbollit që investon pa fund në zbulimin, përzgjedhjen dhe afrimin e talenteve shqiptare anembanë botës për të përfaqësuar kombin, pasi pengon dhjetëra lojtarë që tanimë i kanë thënë po Shqipërisë, në të gjitha nivele, që nga kombëtarja A e deri te moshat, për t’u bashkuar me ekipet përfaqësuese.

Kombëtarja Shqiptare po përjeton një nga kulmet e saj historike, duke bërë krenarë shqiptarët anembanë botës e duke bashkuar kombin me një skuadër që përfaqëson të gjithë trevat shqiptare, duke u bërë ambasadorët më të mirë të kombit, por me sa duket kjo nuk i bën përshtypje Begajt.

Sipas tij Jasir Asani, Mirlind Daku apo Taulant Seferi nuk kanë të drejtë të na ngrenë peshë me golat e tyre pa dhënë provimin e gjuhës shqipe, atë gjuhë që ju ka kënduar nëna që në djep, e po ashtu qindra talente nëpër Europe s’mund të ëndërrojnë fanellën kuqezi pasi kështu e kërkon burokracia e Begajt.

Kudo në botë për pajisjen me pasaportë të talenteve që përfaqësojnë shtetin ekzistojnë procedura lehtësuese, por për Presidentin e vendit të zënë me qoka të dorës së tretë më shumë rendësi ka faktorizimi i tij duke kthyer më në fund një dekret, se sa interesi i mbarë kombit.

Etiketa: Begajfshf

Lajme të lidhura

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave
Breaking Views

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha
Breaking Views

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Para
Partitë e vogla opozitare bashkohen për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Shabani: SPAK po reformon politikën shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lexo më shumë
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

20:16 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com