GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skandal/ Prokurori i dosjes së UÇK ka qenë roje i burgut të Hagës, Hashim Thaçi: Na ka kërcënuar në qeli

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal/ Prokurori i dosjes së UÇK ka qenë roje i burgut të Hagës, Hashim Thaçi: Na ka kërcënuar në qeli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

John Devaney, roje burgu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, i ka keqtrajtuar dhe kërcënuar fizikisht 4 ish-drejtuesit e UÇK-së.

Këtë e tha ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën e 27 marsit të këtij viti, kur kërkoi fjalën nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Devaney, sot prokuror, fillimisht ishte roje i thjeshtë në Sheveningen të Hagës, por u gradua në disa pozita brenda një periudhe të shkurtër.

Ish-drejtuesit e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit prej vitit 2020. Ata po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Më poshtë janë disa nga deklarimet e Thaçit të bëra në seancën e 27 marsit:

“Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel. U çuditëm sot shumë kur dhe u befasova kur sot përballë nesh u shfaq zotëria në fjalë. Emri nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si shef, si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë dhe shef i qendrës së paraburgimit. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë”, ka deklaruar Thaçi.

“I nderuar Gjykatës, zotëria në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR] 19 [REDAKTUAR] 20 [REDAKTUAR] E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër, as cigaret s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]  [REDAKTUAR]”.

“Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer dhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotërisë, [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe ma gjatë [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas 20 ditësh iu kanë ndalu, kanë reagu të gjithë. Dhe, krejt në fund, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel, zotëriu [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] me avokatët”, ka vijuar ish-Presidenti Thaçi.

Në po atë seancë, prokurori kishte pohuar angazhimin e tij në qendrën e paraburgimit.

Biseda në mes tij dhe kryetarit të trupit gjykues:

Devaney: I nderuar Gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vjetësh. Nuk më kujtohet që t’i kem [REDAKTUAR]

Gjykatësi Smth: Sa vjet ka?

Devaney: E kam shkëputur marrëdhënien e punës prej aty në fund të vitit 2022. Dhe kam dhe një [REDAKTUAR] e cila është e nënshkruar lidhur me këtë.

Gjykatësi Smth: Problemi është që nuk duan që të vijojnë me procesin. Kështu që do t’ju kërkoj që t’i përgjigjeni kësaj.

Devaney: Një çast, i nderuar Gjykatës.

[Përfaqësuesit e Prokurorisë këshillohen]

Devaney: I nderuar Gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Do të them vetëm që… mund të them vetëm që znj.Iodice është e gatshme që të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të Mbrojtjes./ kosovapress

Etiketa: HageHashim Thaci

Lajme të lidhura

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Para
“Parku Eden” brenda Kryeministrisë, Rama: Shpenzim i papërfillshëm në krahasim me vlerën e shtuar që sjell

"Parku Eden" brenda Kryeministrisë, Rama: Shpenzim i papërfillshëm në krahasim me vlerën e shtuar që sjell

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com