GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal/ Qeveria do të “spiunojë” edhe nxënësit e shkollave, Balluku dhe Veliaj presion fëmijëve

në Aktualitet, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandal/ Qeveria do të “spiunojë” edhe nxënësit e shkollave, Balluku dhe Veliaj presion fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit të dhënave tona dhe dokumenteve që  qarkullojnë në duart e hakerave, tashmë qeveria jonë po kërkon të fusë në këtë vorbull skandalesh edhe fëmijët. Të marrësh të dhëna private në rrugë jo normale dhe të  publikosh të dhënat e qytetarëve është cenim i sigurisë dhe na tregon se qeveria jonë nuk i ndahet kontrollit total të qytetarëve dhe profesionit  të “spiunazhit”. Prej disa kohësh po diskutohet publikimi i të dhënave për mijëra qytetarë që rrodhën na patronazhistët. Qeveria jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por vazhdon të zgjerojë rrjetin e vjedhjes dhe dërgimit të të dhënave në duar SPAK të sigurta dhe që përbëjnë rrezik për secilin prej nesh. Një presion i tillë tashmë po iu bëhet edhe fëmijëve.

Ka qenë analisti Vehap Kola, i cili ka ngritur shqetësimin për një skandal që ka përfshirë shkollat në të gjithë vendin. Përmes një postimi në Facebook ai ka publikuar një letër, e cila, sipas tij, i është dërguar të gjithë prindërve që kanë fëmijët në shkolla. Përmes kësaj letre prindërit lajmërohen se fëmija e tyre “do të merret në pyetje” për disa të dhëna. Po pa përcaktuar se në lidhje me çfarë do të pyeten fëmijët e tyre. Ky shtet po shkel edhe më ligjin për privatësinë ku në letër prindërve iu thuhet që, në rast se ata nuk dërgojnë një letër ku të shprehin se nuk janë dakord që fëmijës t’i merren këto të dhëna, ISHP e merr heshtjen si aprovim.

“Kemi nevojë urgjente për një lëvizje shoqërore që na mbron nga shteti total.  Kjo letër u është dërguar dje qindra prindërve që kanë fëmijët në shkolla publike në Shqipëri. Informon prindërit që fëmijët e tyre do të maten, peshohen dhe “t’u bëhen ca pyetje”. Se çfarë pyetjesh, e di Partia. Prindi nuk ka pse shqetësohet.  Sikur të mos mjaftojë kjo, prindit i kërkohet që nëse nuk është dakord, të dërgojë një letër ku shprehet se nuk dëshiron që të merren të dhënat e fëmijës. Përndryshe, ISHP dhe OBSH do ta marrin heshtjen si miratim”, tregon analisti.

Më tutje analisti shpjegon se në asnjë vend të botës nuk funksionin kështu. Por, nëse prindi nuk jep aprovimin asnjë institucion nuk ka të drejtë të marrë të dhënat e fëmijëve. Duke shtuar këtu faktin që, prindërit nuk kanë se si t’i besojnë një institucioni si ISHP, i cili gjatë pandemisë është përgjegjësi që fëmijë dhe shumë të rinj humbën jetën.

 

“Në një shoqëri normale, gjasme demokratike siç jemi ne, do të duhej të funksiononte logjika e kundërt: nëse prindi nuk ka dhënë pëlqim me shkrim, ISHP dhe OBSH nuk do të mund të merrnin të dhënat e fëmijës. Gjithë bota njeh konceptin e Consent Form [Formularit të Aprovimit], këta e bëjnë fakt të kryer.  Jo vetëm kaq, por prindit i japin mundësinë që të kundërshtojë me shkrim, nëse është kundër. Pra, të drejtat e njeriut me kokë poshtë. Dhe kujt t’i besoj?! ISHP-së së pandemisë që bëri propagandë për interes të qeverisë dhe la të vdisnin njerëzit bodrumeve të spitaleve, pa aspirim, pa ilaçe, pa shërbim, pa komunikim me familjarët. Unë e shoh se e gjithë klasa jonë politike është duke punuar me pasion për interesat e saj të ulëta dhe është gati të bëjë kurban çdo të drejtë njerëzore dhe çdo hapësirë lirie për qytetarët e këtij vendi. Por nuk kam ndërmend të hesht më”, shprehet analisti. E pra kjo letër nuk jep asnjë siguri se për çfarë do të pyeten nxënësit minoren dhe nuk jep asnjë garanci, që këto “deklaratat” të tyre do ruhen të sigurta.

 

Prindërit nën “presion”

E pra, si mundet që Albana Fico të vërë në këtë pozitë prindërit dhe t’u vërë atyre kushte për fëmijët e vetë. Me pak fjalë, përmes kësaj letre ISHP tregon se sido që të mendojnë prindërit fëmijëve do t’u merren këto të dhëna, do t’u bëhen e disa pyetje që “nuk u tregohen” publikisht. Në letër prindërve iu thuhet se mund të njoftojnë mësuesin e fëmijës  nëse nuk dëshirojnë që fëmija e tyre të pyetet. Por, a mund të jemi sot të sigurtë që ky mos aprovim i prindërve do të përcillet tek ISHP?! A mund ta kemi siguri që fëmijët  nuk do të pyeten nëse prindërit nuk duan?! Në situatën që ndodhemi asgjë nuk është e sigurt. Për aq kohë sa vetë shteti ka publikuar të dhënat më personale të mijëra qytetarëve. Nuk mund të jemi të sigurt për aq kohë sa prej javësh të sistemet e institucioneve në vend janë në duart e hakerave dhe asgjë nuk është zgjidhur deri më tani.

Lali Eri dhe “Bela” imponojnë fëmijët

Nuk jemi fare të sigurt për aq kohë sa kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja Belinda Balluku shkojnë në shkolla dhe iu bëjnë “presion” fëmijëve. Në postimin e tij analisti  Kola ka shënuar edhe një koment, përmes të cilit ka dhënë një tjetër informacion të rëndësishëm. Ai ka thënë se OSHEE, me urdhër të ministres së Energjisë Belinda Balluku kanë shkuar në çdo klasë dhe iu kërkojnë fëmijëve të kursejnë energji. Me siguri iu kanë mësuar se si në kohën e komunizmit, prindërit e tyre mësonin me qirinj ndezur.

“Kanë hyrë në klasë OSHEE për t’u mësuar si të kursejnë energjinë elektrike. Ditën e parë të shkollës Erion Veliaj u dërgon letër të gjithë fëmijëve. Është bërë shkolla një han pa porta ku futet gjithkush që do që t’i përdorë fëmijët, por nuk futet dot prindi që i ka bërë kokën. Dhe në fund një refren etatist: prindi nuk ka të drejtë t’u imponojë fëmijëve bindjet dhe zgjedhjet. Ka të drejtë vetëm plerioni”, shkruan analisti. Nuk mund të themi në asnjë mënyrë që këto janë veprime demokratike, por duhet të themi se SPAK dhe institucionet e tjera duhet të veprojnë, para se vendi të bëhet totalisht  i nënshtruar nga pushteti i disa politikanëve.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBallukudokumentdokumnetErion VeliajFemijekryesore2leternxenesOSHEEpresionprinderShkolla

Lajme të lidhura

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar
Aktualitet

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

13:49 - 25/06/26
Vetëdorëzohet Rama, SPAK e akuzon për pastrim parash të grupit kriminal
Aktualitet

SPAK heton krijimin e një mediaje të financuar nga një grup kriminal, të punësuar 10 gazetarë

13:23 - 25/06/26
Zgjedhjet për Tiranën, Bardhi: Presidenti do bëjë shkelje të rëndë nëse nuk respekton Kushtetuesen
Aktualitet

Bardhi: Rama i vuri kyçin Kuvendit nga frika e protestës, refuzoi debatet për kërkesat e qytetarëve

13:01 - 25/06/26
Para
Katar 2022/ Reperi i njohur amerikan konfirmon se do bëjë këngën zyrtare të Botërorit

Katar 2022/ Reperi i njohur amerikan konfirmon se do bëjë këngën zyrtare të Botërorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë
Breaking Views

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

16:22 - 25/06/26

Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në...

Lexo më shumë

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26
Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

15:05 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

14:45 - 25/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet