GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal, regjistruesit e CENSUS-it nuk marrin pagesat nga INSTAT. Dyshimet se…

20:16 - 06/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal, regjistruesit e CENSUS-it nuk marrin pagesat nga INSTAT. Dyshimet se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për rreth 8 javë, disa qindra persona u kontraktuan nga INSTAT në rolin e regjistruesve të popullatës, proces që tashmë është mbyllur.

Por ajo që denoncohet së fundmi nga personat e angazhuar në proces, përmes një kontrate që kishin me INSTAT, është mospagesa nga ky institucion, për periudhën që ata ishin të angazhuar si regjistrues.

Gijotina.com disponon mesazhe të punonjësve me kontratë, të cilët ende nuk janë paguar nga INSTAT, edhe pse procesi i regjimit ka mbi një muaj që ka përfunduar.

Në mesazhet denoncuese, rezulton se disa dhjetra regjistrues nuk janë paguar për mbi 1 muaj punë të kryer në terren, edhe pse sipas tyre, ndodheshin në presion të vazhdueshëm për të arritur përqindjet ditore të regjistrimit, kjo me idenë se procesi duhej të përmbyllej brenda afateve.

Kur data shënon 6 dhjetor dhe lëvrimi i fondit për pagesat e regjistruesve duhet të bëhet brenda 15 dhjetorit, pasi në të kundërt “digjet”, INSTAT ka ende të pashlyer financiarisht punonjësit e kontraktuar përmes kontratave.

Sipas denoncuesve, ata janë angazhuar në procesin e regjistrimit edhe në ditët e fundjavës, dhe bazuar në Kodin e Punës, për këto ditë pagesa duhej të ishte 25 % më e lartë se në ditët e zakonshme, megjithëse rezulton se INSTAT, pra Qeveria, nuk ka shlyer detyrimin fillestar: pagesat bazuar në kontratë.

Bazuar te kontratat një regjistrues do të paguhej me rreth 400 mijë lekë të vjetra në muaj, ku i zbritej vetëm tatimi i të ardhurave nga kjo shumë, ndërsa denoncuesit ngrenë shqetësimin se ka një moskorrektese dhe shkelje të njëanshme të kontratës nga ana e INSTAT.

Denoncuesit ngrenë dyshime se fondi i akorduar për CENSUS-in (regjistrimin e popullsisë) po vidhet, ndërsa paralajmërojnë se do të venë në dijeni institucionet ligjzbatuese, por edhe Kryeministrin, për çdo shkelje të evidentuar, nëse nuk marrin në zgjidhje brenda afateve.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse INSTAT do të vihet në lëvizje për të zgjidhur problemin e denoncuar nga regjistruesit e kontraktuar, apo këta të fundit do të zgjedhin rrugët ligjore për të detyruar institucionet e shtetit ti shlyejnë detyrimet financiare.

Etiketa: censusInstatKryesore1

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Motrën ia vranë, zbardhet dëshmia e vëllait të Liridona Ademajt/ Ja ç’na tha Naimi…

Motrën ia vranë, zbardhet dëshmia e vëllait të Liridona Ademajt/ Ja ç'na tha Naimi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com