GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serb e maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit

23:09 - 22/03/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Serb e maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut nuk ka ende të zgjidhur çështjen e pronësisë. Në katin përdhe janë ende të dukshme reklamat e bizneseve. Kjo pasi kati përdhe dhe një pjesë e oborrit është në pronësi private.

Ndonëse shtëpia ka qenë në pronësi të atdhetarit Fehim Zavalani, në kadastrën e Manastirit emri i tij nuk rezulton asgjëkundi. Regjistrimi i parë i kësaj prone në kadastër është bërë në vitin 1932. Çuditërisht shtëpia me sipërfaqe 266 m2 dhe 500 m2 oborr rezulton në pronësi të Jovanovic Kirkova Hrisulla, nga Manastiri.

Më 1964, me vendim trashëgimie në kadastrën e Manastirit shkruhet se Kirkova mban gjysmën e kësaj pasurie, ndërsa gjysmën ua kalon dy djemve: Kirkova Jovanov Mirosllav dhe Kirkova Jovanov Darko. Në 1972 bëhet një ndarje e re dhe Darko pjesën e tij ia dhuron vëllait, Mirosllav. Më 1981 përsëri me vendim nga komuna dhe nga gjyqi themelor shkruhet se Kirkovic Jovan Mirosllav, i cili rezulton pronar i kësaj prone, jeton në Beograd. Pra një serb bëhet pronar i shtëpisë së Alfabetit të gjuhës shqipe.

Më 1982 me kontrate për shit blerje nga gjyqi themelor Manastir, shënohen se Kirkovic Jovanov Mirosllav është pronar me 1/4 dhe komuna e Manastirit pronare me 3/4 e oborrit.

Më 1986 nëpërmjet gjyqit themelor të Beogradit shënohet pronar Ziziç Jovan. Në vitin 2003 me vendim për transformim te tokes si pronar rezulton Zizic Jovan me 1/4 të oborrit dhe komuna e Manastirit me ¾.
“Inside Story” ka mundur të sigurojë dokumentin nga Kadastra e Manastirit që tregon se edhe sot e kësaj dite pronar i oborrit, është Ziziç Jovan.

Më 2009, kur edhe kjo shtëpi u kthye në muze, me matjen e re me hapësire 988 m2, katin përdhe e merr Millovshski Zllatko. Si pasojë e çështjes së pronësisë së pazgjidhur, muzeu i ka duart e lidhura.

“Një e katërta e oborrit është pronë private, ndërsa tre të katërtat i përket komunës së Manastirit. Kam bërë kërkesë që të na e hedhin në pronë dhe ta kemi ne si institucion.Kati përdhe, dy dyqanet, nuk janë në pronë të muzeut por janë në shfrytëzim të muzeut, ministria e kulturës na jep një fond prej 1500 euro në muaj që i paguan si qira”, u shpreh Zait Aliu, Drejtor i Muzeu të Alfabetit.

Problemet e shumta por edhe përmbajtja e vakët kanë bërë që muzeu të mos ketë vizitorë, përveçse ditën e alfabetit.

“Jo vetëm për 22 nëntor, ne kemi nevojë për gjatë gjithë vitit të kemi vizitorë, se një muze pa vizitorë është si një muze i vdekur. Muzeun e mbajnë të gjallë vizitorë”, u shpreh Zait Aliu. /Shqip/

Etiketa: gjuhakongresiManastir

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para

Shuhet aktorja e njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com