GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal, Ujësjellësi në Lushnjë porosit në tender matëse uji “ngjyrë gri”, që të fitojë firma e privilegjuar

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal, Ujësjellësi në Lushnjë porosit në tender matëse uji “ngjyrë gri”, që të fitojë firma e privilegjuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër ankesë është depozituar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Në shkelje është kapur “Ujësjellësi Kanalizimet në Lushnjë”. Një tender me vlerë 12 477 930 Lekë pa TVSH,  është nxjerrë nga “thesari i shtetit” për blerjen e matëseve të ujit.

Kompania e cila ka denoncuar për skualifikimin në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë nga gara është ALPHA SOLUTIONS GROUP shpk.

Që të fitojë firma e privilegjuar, autoriteti i entit rendit 3 kritere për blerjen e matësve të ujit që justifikojnë vlerën për të veçuar nga gara kompaninë. Në raportin e zbardhur dhe dokumentuar nga gijotina.com kriteri që veçohet është që “Trupi i ujëmatësit dhe komponentët duhet të jenë përbërë nga tunxhi (bronzi), gjithashtu të jetë i Iyer nga jashtë me poxy, ngjyre gri.”

Pra 12 milion lekë të reja do të shpenzohen për blerësit e matësve të ujit që do të jenë specifikisht ngjyrë gri. Kriter i cili nuk ka asnjë ndikim mbi cilësinë e këtij produkti dhe ose asnjë ndikim në cilësinë e ujit që kalon në këtë produkt.

Shkeljet

Kompania “Alpha Solution Group” evidentoi në ankesat e saj se është skualifikuar nga gara pasi UKL, në specifikimet e vendosura për ujëmatësat si tek specifikimet tenkike të përgjithshme dhe tek ato metrologjike ka vendosur kërkesa të cilat në mënyrë të qartë janë diskriminuese, pengojnë konkurencën e lirë dhe të ndershme për këtë procedurë.

Mes kritereve më “qesharake” për tu pranuar në garë është që grupi i ujëmatësit të jetë i Iyer  nga jashtë me epoxy, ngjyrë gri.

Ky specifikim është ne kundërshtim me LPP-në sepse përjashton nga konkurimi operatorët ekonomikë të cilët kërkojnë të marrin pjesë me një matës që mund të ketë ngjyrë tjetër ose mund të mos jetë i Iyer fare.

Por në argumentet e saj, kompania thekson se kërkesa që ujëmatësi të jetë i parapërgatitur për transmetues Reed Impulse Emitter, gjithashtu dhe për modul M-BUS, sipas kompanisë është e pavend dhe e gabuar pasi nuk ka asnjë kompani prodhuese që të mundësojë që ujëmatësi të ketë të dyja sistemet.

Njëkohësisht, ujëmatësit e prodhuar nga cilado kompani në bazë do të ketë ose njerin ose tjetrin sistem.

Ndër të tjera një tjetër argument nga kompania kundërshton kriterin e xhamit mbrojtës të vendosur nga UKL-ja, është se xhami ka vetëm efekt transparence ne leximin e vlerave te tij. E për këtë arsye kompania kërkon që ky kriter ekstra që pengon konkurencënn e lire dhe ngushton së tepërmi numrin e operatorëve ekonomikë të hiqet.

Kështu, argumentet e mësipërme tregojnë se UKL ka skualfikur pa të drejtë nga gara “Alpha Solution Group” SHPK, duke shkelur ligjin për prokurimet.

Etiketa: kryesore2tenderUjesjelles Lushnje]

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Ekspertët e bukurisë: Ky do jetë stili më trend i vitit 2022 për vetullat

Ekspertët e bukurisë: Ky do jetë stili më trend i vitit 2022 për vetullat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com