GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal, Ujësjellësi nxjerr debitorë të vdekurit (VIDEO)

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal, Ujësjellësi nxjerr debitorë të vdekurit (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Milot pasi nga 960 abonentë, 400 prej tyre dalin debitorë në vitet 2007-2013, vite, kur nuk ka patur fare ujë dhe banorët janë faturuar aforfe, për taksën e matësit të ujit.

Banorët thonë, se janë faturuar nga 200-500 mijë Lekë te vjetra padrejtësisht. Të dëmtuarit nga kjo masë tregojnë se kanë qenë të rregullt nga vitet 2013 -2023.

Por tani kanë dalë debitorë për vitet 2007- 2013, pas plot 15 vjetësh.

“I kemi paguar fizikisht në dorë dhe në arkë. Çuditërisht rezultojnë të papaguara si në dorë, si në arkë, që në libra rezultojnë të paguara”, tha një banor.

“Sa mbaruan zgjedhjet doli kjo puna e debisë. Deri në 2023 nuk u kujtua asnjë”, tha një tjetër.

“Ja libreza në emër të babës tim, jam debitor 300 mijë Lekë. Baba im ka 5 vjet që ka vdekur”, tha një banor tjetër.

Gazetarja, bashkë me banorët e zonës shkon tek zyra e ujësjellësit Milot, ku specialistja i thotë, se 400 abonentë janë debitorë në sistem. Për më tepër ajo i drejton në drejtori.

“Me vendim këshilli kanë hyrë në sistem si debitorë. Për këtë më shumë tek drejtoria. Kaq më kanë thënë. I kam thënë që shko tek ndërmarrja se ato i kanë të dhënat”, u shpreh punonjësja.

Drejtori i zyrës së Ujësjellësit Lezhë, i heq të gjitha përgjegjësitë për rastin, duke e kaluar topin në Njësinë e Shërbimit Kurbin.

“Këtë përgjigje do ta merrni tek Njësia e Shërbimit Kurbin. Tani është krijuar (problemi). Përgjigjen do ta merrni tek Njësia e Shërbimit Kurbin”, u shpreh ai.

Në Njësinë e Shërbimit Kurbin na thonë se sipas dokumenteve këta banorë rezultojnë debitorë në sistem. Por kur verifikojmë një rast që ka librezë, fletë libri dhe në sistem del debitor, punonjësi pranoi gabimin.

“Sistemi është debitor 4 muaj. Është gabim teknik, gabim njerëzor. Mos bëj pyetje të vështira”, tha ai.

Etiketa: MilotiSkandalujesjellesi

Lajme të lidhura

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Para
Kreu i LDK hedh poshtë propozimin e Ramës: S’ka vlerë pa vulën e Qeverisë së Kosovës

Kreu i LDK hedh poshtë propozimin e Ramës: S’ka vlerë pa vulën e Qeverisë së Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26

Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League. Të gjitha...

Lexo më shumë
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com