GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ 6 mijë euro një diplomë Bachelor, 16 mijë paund…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ 6 mijë euro një diplomë Bachelor, 16 mijë paund…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për mashtrim në vitin 2020, ku në emër të një shoqate arriti të mashtronte disa persona dhe të përfitonte rreth 12 milionë lekë, vazhdon të bëjë të njëjtën gjë. Kësaj radhe, skema është ajo e marrjes së diplomave kundrejt parave në Universitete Shtetërore. Diplomë pa u paraqitur asnjëherë në universitet dhe pa bërë as edhe një orë mësim. 6.5 mijë euro për Bachelor dhe 5.5 mijë euro për Masterin.

Sekseri

Por sekseri premton gjithashtu se nxjerr edhe viza angleze kundrejt pagesës që varion nga 12 mijë paund deri në 16 mijë paund. Për atë, është e rëndësishme t’i jepen disa dokumente dhe para paradhënie, kështu sipas tij çdokush që i bën këto mund të marrë një degë që do. Bregasi erdhi në Fiks Fare si denoncim i një qytetareje e cila kishte bërë një takim më parë me të dhe i ishte premtuar diplomë. Gjithashtu, ai i kishte kërkuar denoncueses edhe klientë të tjerë për të siguruar diplomën kundrejt pagesës pa kryer as edhe një ditë mësim.

Takimet

Fiksi solli me zë dhe figurë takimet e Bregasit me denoncuesen dhe bashkëpunëtorë të emisionit. Ai tregon se diplomën e merr në shtet, mjafton që t’i thonë degën dhe t’i paguajnë paratë. Në bisedat me bashkëpunëtorët e Fiksit Bregasi kërkon që të bëjë bashkëpunëtorë, kështu nëse një diplomë për të kushton 3500 euro, duhet të marrin 5500 euro që të përfitojnë nga 1000 euro. Sipas tij, duhen disa dokumente dhe paratë të paguhen në fillim, pastaj për 3 muaj del diploma. Madje, ai këmbëngul se diploma mund të verifikohet në sekretari dhe të kuptohet që nuk është e rreme.

Bisedat

Por në asnjë moment, në të gjitha bisedat edhe pse gazetarët këmbëngulin për një përgjigje se me kë bashkëpunon për të bërë diplomat ai nuk tregon, madje thotë se nuk thuhen këto gjëra, dhe duhet të jenë shumë sekrete. Në takimin e dytë me bashkëpunëtoren e Fiksit ai kërkon që kjo e fundit të gjejë sa më shumë njerëz që të blejnë diploma dhe se nuk kanë përse takojnë zotërinë, por vetëm vajzën.

Në bisedë e sipër, sekseri shtron edhe pyetjen nëse dikush ka nevojë për vizë angleze edhe ato ai i ofron. “Personi mua më kërkon 8 mijë paund për një vizë, sesa marrim ne pastaj sipër kësaj shume ndahet mes nesh, se 12 , se 14 apo 16 janë tonat“, shprehet ai. Për vizën lihet një kapar që përkon me shifrën e 3.5 mijë paund.

Për të gjithë të interesuarit, si për diplomë apo edhe për vizë, garancia e vetme është një deklaratë me shkrim dore ku thuhet se ‘unë filani dhashë kaq para’.

Marrë nga Top Channel

Etiketa: DIPLOMALekeSkandal

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Çmenduri alla Rilindase

Korrupsioni te MF, Tomorri: Gjokutaj ka shkelur ligjin e nuk...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com