GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali/ Abuzimi me tender në një tjetër nivel, 30 mijë euro peshqirë këmbësh në vilat qeveritare

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali/ Abuzimi me tender në një tjetër nivel, 30 mijë euro peshqirë këmbësh në vilat qeveritare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpitë e pushimit të qeveritarëve janë kthyer në resorte, ku çdo javë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, u rinovon mobiliet, tekstilet, enët e guzhinës dhe gjithçka tjetër. Vilat e pushimit janë në gjithë vendin, por aktualisht ato më të preferuarat janë në plazhet në Jug të Shqipërisë.

Boldnews.al ka hulumtuar edhe më parë shpenzimet e këtyre vilave, ndërsa drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri, u ka bërë herë pas here “dhurata” eprorëve të saj.

E vendosur në atë pozicion prej vitesh, Dhurata ka qenë “dorë lëshuar”, teksa u ka plotësuar çdo tekë këtyre shtetarëve, nga çarçafët, te perdet, enët apo edhe çfarëdolloj pajisje apo sendi, ku ata të mos ndihen si në “shtëpi të huaj”.

Natyrisht, ato janë shtëpitë e shqiptarëve, janë ndërtuar dhe mirëmbahen po nga taksat e shqiptarëve të varfër, të cilët me kursimet e 1 viti mezi ia dalin që të shkojnë 1 javë me pushime.

Por, drejtuesit e shtetit, krahas privilegjeve të tjera, gëzojnë edhe të drejtën që të pushojnë në këto shtëpi, në privatësi të plotë apo edhe me kushtet e resorteve më të shtrenjta të paktën në Europë.

Në këto radhë do të ndalemi te tenderi i tekstileve, i kryer nga Dhurata Frashëri.

Faksimile: Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka hapur tender me vlerë 30 mijë euro për blerje tekstilesh për vilat qeveritare

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me adresë te Pallati i Kongreseve, ka hapur tenderi me objekt “blerje materiale tekstile për vitin 2022”. Fondi limit i kësaj procedure është 2.974.183, pa TVSH. Ose me TVSH rreth 30 mijë euro. Mësohet se kohëzgjatja e marrëveshjes është vetëm 7 ditë. Pra, këto materiale kërkohen me shpejtësi nga kjo drejtori.

Boldnews.al hulumtoi dokumentet shoqëruese, ku kjo drejtori kërkon një sërë artikujs, duke filluar nga çarçafët markë, jorganët, perdet e errëta apo edhe piceta këmbësh. Madje, peshqirë markë EU, që shtetarët të mos grricen. Madje edhe rrobdishamë, apo edhe shalle që mos të ftohen. Nëse 95 % e shqiptarëve nuk i ka të gjitha dhe cilësore këto artikuj, këta shtetarë po i gëzojnë edhe në shtëpitë e pushimit!



Faksimile: Kërkesat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për çarçafët, perdet, mbulesat që të jenë marë EU

Në dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, kjo drejtori kërkon 31 sete peshqirësh “100% pambuk”. Gjithashtu, 36 copë robdishanë pa kapuç, me ngjyrë të bardhë me materiale 100% pambuk.

Kërkojnë peshqir të vogël, peshqir për këmbët që të jetë 100% pambuk. Kërkojnë 28 sete çarçafësh për krevat doppio, jorganë të trashë, jastëkë të fortë. Kërkojnë edhe shall dopio, me material kundër zjarrit, përbërja e të cilit duhet të jetë 61% poliestër dhe 39% poliestër e thjeshtë.

Më pas kjo drejtori kërkon një mori perdesh, me ngjyra të ndryshme apo edhe “perde e errët për bllokimin e dritës”. Madje, perdja duhet të jetë me material 100 % pambuk. Gjithashtu, në specifikime kërkojnë perde me motive aziatike, me material 63% pambuk dhe 32% mëendafsh.

Lista vijon me piceta këmbësh për hoteleri, me ngjyrë gri të hapur, të cilat duhet të jenë “metrazh pambuk 100%” me ngjyrë qumështi. Natyrisht, kanë udhëtuar shumë në botë, në hotele me 5 yje, ku këto sende i kanë parë në ato dhoma dhe përse mos t’i marrin edhe në këto shtëpi pushimesh?!

Marrë nga Boldnews.al

Etiketa: kryesore2peshqirtender

Lajme të lidhura

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët
Breaking Views

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

20:07 - 16/07/26
Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit
Breaking Views

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

18:42 - 15/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Para
E bleu kompaninë për 800 euro, pas 4 muajsh firma e drejtorit të ARRSH-së u shit me 1.7 mln euro

E bleu kompaninë për 800 euro, pas 4 muajsh firma e drejtorit të ARRSH-së u shit me 1.7 mln euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com