GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ ARRSH dhe Kadastra kapen me shkelje ligjore! Nuk ka projekt për Unazën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ ARRSH dhe Kadastra kapen me shkelje ligjore! Nuk ka projekt për Unazën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia e Kadastrës në koordinim me njëra tjetrën kanë nisur skualifikimet për pajisjen me leje legalizimi të atyre banesave që në të ardhmen do të preken nga gjurma e zgjatimit të Unazës së Madhe, në shkelje të plotë me ligjet shqiptare.

Skandali qëndron në faktin se ARRSH, edhe pse nuk ka një projekt të përfunduar në mënyrë administrative, ka zbritur në terren dhe ka bërë lajmërimin e pronarëve të bizneseve e banesave të banimit, duke u dhënë një afat kohor prej 15 ditësh që të lirojnë ambientet pasi do të nisin shembjet.

Në shkresen drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar për marrje informacioni në lidhje me praktikën e ndërtimit të segmentit rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës, Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Shkozë, ky institucion në përgjigjen e kthyer konfirmon se ende nuk ka një projekt të përfunduar në mënyrë administrative, çka do të thotë se ARRSH dhe Agjencia shtetërore e Kadastrës po veprojnë në kundërshtim me ligjin, qoftë me lajmërimet për lirimin e ambienteve ashtu edhe për kualifikimet që u janë bërë banesave që në një të ardhme do të preken nga ky projekt i devijuar.

Banorët e Laprakës. Paskuqanit, Babrrusë dhe ata të kodrës së priftit kanë disa muaj që janë ngritur në protestë për të kundërshtuar këtë projekt që e cilësojnë abuziv, si edhe për të marrë informacione nga institucionet shqiptare. Deri më tani e vetmja përgjigje që kanë marrë zyrtarisht nga ARRSH, është fakti se ky institucion nuk ka një projekt për zgjatimin e unazës së madhe nga sheshi shqiponja në drejtim të bulevardit të ri, Shkozë dhe pavarësisht mos pasjes së një projekti, puna në terren ka nisur

Skandali thellohet edhe më tej pasi prokuroria e Tiranës ka nisur tashmë një procedim penal për zyrtarët e lartë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për veprimet apo mosveprimet e tyre, pasi në një mënyrë të paprecedente, ka përjashtuar nga legalizimi disa godina të cilat preken nga një projekt imagjinar i ARRSH, pasi zyrtarisht nuk kemi asnjë të tillë.

Historia me projektin e unazës së madhe po përseritet sërish, ajo çka ndodhi në zonën e Astirit ku u vonua mbi 2 vite ky projekt pas daljes së informacionit se kishte falsifikime në dokumentacion, e njëjta skemë po përdoret edhe në pjesën e mbetur të Unazës së Madhe, me shkelje ligjore dhe administrative.

Edhe pse dyert e burgut janë hapur për disa nga ish zyrtarët e lartë të qeverisë Rama, kjo mesa duket nuk ka shërbyer si mësim për zyrtarët e tjerë të administratës që edhe sot e kësaj dite vijojnë të shkelin ligjin dhe të abuzojnë me detyrën, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik si edhe një plagë të madhe sociale./ Syri.net

Etiketa: ARRSHKadastra

Lajme të lidhura

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara
Aktualitet

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital
Aktualitet

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26
Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Para
“Jahte e vila me vlerë 140 mln euro”, plasin sekuestrimet ndaj miliarderëve rusë

“Jahte e vila me vlerë 140 mln euro”, plasin sekuestrimet ndaj miliarderëve rusë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara
Aktualitet

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26

Një stuhi me reshje me intensitet të jashtëzakonshëm goditi gjatë mesditës së të shtunës qytetin e Elbasanit dhe zona të...

Lexo më shumë
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26
“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…

“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…

09:35 - 13/09/26
“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Mediat amerikane jehonë protestës, publikohen pamje nga tubimi

“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Mediat amerikane jehonë protestës, publikohen pamje nga tubimi

09:06 - 13/09/26
Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin

Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin

08:10 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com