GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali, bllokohet kompania që ka Erion Veliaj me klanin e inceneratorëve

11:57 - 26/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandali, bllokohet kompania që ka Erion Veliaj me klanin e inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendra Kombëtare e Biznesit ka pezulluar aktivitetin e kompanisë ‘Eco Recycling”, pasi ka refuzuar të bëjë publikë emrat e pronarëve përfitues të saj. Kompania ka aksionerë shoqërinë gjysëm-publike, “Eco Tirana” dhe shoqërinë koncensionare të landfillit të Sharrës, “Integrated Energy BV”. Shoqëria është krijuar në Korrik 2017, saktësisht në të njëjtën kohë që kompania “guackë” “Integrated Energy BV” fitoi kontratën e dyshimtë kocensionare për ngritjen e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, me kosto 128 milionë euro dhe faturë 30-vjeçare mbi 300 milionë euro për qytetarët. Në 19 Shtator 2022, Qendra Kombëtare e Biznesit ka marrë vendimin për të pezulluar aktivitetin e “Eco Recycling”, me argumentin se nuk ka deklaruar pronarët përfitues.

Diçitura: Qendra Kombëtare e Biznesit ka pezulluar dhe gjobitur kompaninë “Eco Recycling”

Ligji “Për pronarët përfitues” parashikon pezullimin e aktivitetit të kompanive private, nëse ato refuzojnë apo nuk deklarojnë në afat personat fundorë që përfitojnë nga veprimtaria e biznesit.

 

Dyshimet mbi “Eco Recycling”

Kompania “Eco Recycling” është shoqëruar me dyshime të forta, që në momentet e krijimit të saj. Të dy ortakët e kompanisë-“Eco Tirana” dhe “Integrated Energy BV” kanë histori me dritë-hije.

“Eco Tirana”

“Eco Tirana” është një shoqëri e themeluar në korrik të vitit 2016, ku 51 përqind të aksioneve janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe 49 përqind zotërohen nga italiania “AGSM Holding Albania”. Shoqëria u themelua në një aktivitet publik, të drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Veronas i asaj kohe, Flavio Tosi.

 

Diçitura: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kryebashkiaku i Veronas, Flavio Tosi

Krijimi i “Eco Tirana” u shoqërua me dyshime publike për vlerat ekonomike. Por, pati edhe zëra, gjithësesi, jo shumë të fortë, të cilët hodhën dyshime për një bashkëpunim me sfond mafioz. Përballë të gjithë dyshimeve, Erion Veliaj aplikoi skemën që di të bëj më mirë. Ai zhvilloi një fushatë agresive në media, të vendosura në përgjithësi nën “kontrollin” e tij, për të prezantuar marrëveshjen me kompaninë italiane si një histori suksesi të padiskutueshëm.

Veliaj e cilësoi “AGSM holding” si një ndër kompanitë lider në përpunimin e mbetjeve urbane dhe që, me eksperiencën e saj, do të shbdërtonte Tiranën në një ambjent miqësor me natyrën. Por, në qershor të vitit 2020, drejtuesit e “AGSM Holding” u vunë nën akuzë nga autoritetet italiane se janë vënë në shërbim të pastrimit të paravë për llogari të “Ndragheta-s”.

Ish-kryebashkiaku i Veronas, Flavio Tosi dhe drejtuesit e ish-drejtuesit e kompanisë “Amia” ishin pjesë e një hetimi te Drejtorisë së Antimafias, gjatë të cilit u arrestuan 26 persona në qytetin në veri të Italisë. Kompania “Amia” është një nga dy ortakët e shoqërisë publike “AGSM holding”, e cila nga ana e saj zotëron 49 përqind të kompanisë publike të përpunimit të mbetjeve, “Eco Tirana”. Antimafia italiane ka vënë nën arrest shtëpie ish-drejtuesin e kompanisë “Amia”, Andrea Miglioranzi dhe drejtuesin aktual, Ennio Cozzolotto, nën dyshimet se kanë vendosur shoqërinë në dispozicion të aktiviteteve të paligjshme të një bosi të “Ndragheta-s”, Antonio Giardino, i njohur me nofkën “Totareddu”.

Diçitura: Ekstrakti i QKR, ku rezulton se Ennio Cozzolotto dhe Andrea Miglioranzi kanë qenë administratorë të shoqërisë “Eco Tirana”

 

Nën hetim, pa masë sigurimi, ishte edhe ish-kryebashkiaku Flavio Tosi, i cili akuzohet se ka përdorur kompaninë “Aima” si një zyrë investigimi për çështje që lidheshin me interesa të tij private. Të tre këta emra kanë lidhje me Erion Veliaj, në krijimin dhe më tej bashkëpunimin e “Eco Tirana”. Flavio Tosi, në cilësinë e kryebashkiakut të Veronas, nënshkroi me Veliajn kontratën e bashkëpunimit për krijimin e “Eco Tirana”, Ndërsa Andrea Miglioranzi dhe Ennio Cozzolotto, deri në vitin 2018, kanë qenë administratorë të shoqërisë “Eco Tirana”.

 

“Integrated Energy BV”

Kompania ‘Integrated Energy BV” është pjesë e një hetimi të gjerë që po zhvillon Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për atë që konsiderohet si ‘afera e inceneratorëve”. Kompania me seli në Hollandë ka fituar kontratën koncesionare për landfillin e Sharrës, nëpërmjet një procedure tejet të dyshimtë. Pjesë e kësaj kompanie, sipas dokumentave që u publikuan gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët, që zhvilloi punimet në Shkurt-Mars 2022, është edhe biznesmeni Klodian Zoto.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga SPAK, i konsideruar si një ndër përgjegjësit kryesorë të mega-aferës së inceneratorëve, që përfshijnë procedurat dhe zbatimin e kontratave koncesionare të landfillëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Zoto është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ‘Korrupsionit aktiv” dhe “pastrimit të produkteve të veprave penale”. Ndaj tij ekziston një urdhër-kërkimi ndërkombëtar, ende i pazbatuar, që prej dhjetorit të vitit 2021.

Në Qershor të vitit 2016, tre kompani, përkatësisht “Energy Recuperator S.P.A.”, “Paul Wurth Italia S.P.A.” dhe “Integrated Technology Services” e Klodian Zotos, i drejtuan Ministrisë së Mjedisit, një shkresë me lëndë “Letër interesi për projektpropozimin”, ku ato shpreheshin të interesuara për rehabilitimin e landfillit ekzistues të Sharrës, ndërtimin e landfilleve të reja dhe inceneratorit për prodhimin e energjisë elektrike.

Pas 5 ditësh, ministri i Mjedisit i asaj kohe, Lefter Koka e konsideron të pranueshme kërkesën dhe fton kompaninë që të paraqes projektin e detajuar. Në shtator 2016, shoqëritë transferohen në Hollandë, duke u regjistruar si “Integrated Energy BV” dhe nga aty sjellin propozimin e tyre bashkë me një studim.Ministri Lefter Koka nis komunikimin me institucionet e tjera, lidhur me procedurën dhe financimin e projektit koncensionar për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i sugjeron ministrit Lefter Koka që të ndjekë një procedurë jo-tradicionale, atë të financimit nga Buxheti i Shtetit, për shkak të tejkalimit të limiteve buxhetore dhe duke e orientuar që të organizojë procedurën duke përdorur fondet e alokuara për Bashkinë e Tiranës.

Megjithë pikëpyetjet e shumta kompania fiton bonusin prej 8 pikësh nga 10 përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave. Ministria e Mjedisit, nëpërmjet një shkrese të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i asaj kohe, Alqi Bllako, i drejtohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i kërkuar dakordësinë për projektin, për të cilin ky i fundit ishte informuar që në Qershor 2016

Kryebashkiaku Veliaj, pa thërritur Këshillin Bashkiak (sikundër ia kërkon Ligji për Pushtetin Vendor) dhe pa e miratuar këtë projekt në të, jep dakordësinë e tij shoqëruar me një tabelë ku paraqiteshin detyrimet e bashkisë Tiranë për këtë projekt. Kjo firmë e Veliaj, në kundërshtim me ligjin, i dha mundësi projektit të impiantit të mbetjeve në Tiranë që të financohej jo nga Buxheti i Shtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por në mënyrë indirekte, nga Buxheti i Shtetit përmes Transfertave të Pakushtëzuara drejtuara Bashkisë Tiranë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: eco recyclingEco Tiranakryesore2lanfilli i sharresQendra Konbetare e Biznesit

Lajme të lidhura

Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit

13:48 - 13/05/25
Celibashi, tender sekret për Gëzim Hoxhën, 252 MLN lekë për “regjistrin elektronik të votave”
Breaking Views

Celibashi, tender sekret për Gëzim Hoxhën, 252 MLN lekë për “regjistrin elektronik të votave”

13:05 - 09/05/25
Anuela i lidh telat me Çelën, i dërgon 730 MLN lekë para zgjedhjeve, tenderi skuqet nga shkeljet
Breaking Views

Anuela i lidh telat me Çelën, i dërgon 730 MLN lekë para zgjedhjeve, tenderi skuqet nga shkeljet

14:48 - 08/05/25
Para
Deputeti i PD denoncon: “Open Balkan” bllokohet në Palermo!

Deputeti i PD denoncon: “Open Balkan” bllokohet në Palermo!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia
Aktualitet

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

23:38 - 13/05/25

Një tjetër rast ku janë gjetur më shumë fletë votimi se numri i votuesve është shënuar në fshatin Pishkash, Bashkia...

Lexo më shumë

Jorida Tabaku: Procesi më i parregullt që kam parë. Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

23:13 - 13/05/25
Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

22:45 - 13/05/25
Vendimi për votat nga Greqia/ Celibashi: I kemi kërkuar prova DHL-së për shpërndarjen e zarfeve

Vendimi për votat nga Greqia/ Celibashi: I kemi kërkuar prova DHL-së për shpërndarjen e zarfeve

22:28 - 13/05/25
Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit, Celibashi: Procesi përfundon nesër në mesnatë

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare

21:51 - 13/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com