GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ Firma e viktimës për 800 milionë lekë përdoret në një tjetër kompani, del dokumenti

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Menaxhimi i mbetjeve, BB: Inceneratorët shqetësim, bien ndesh me parimet e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera informacione janë publikuar lidhur me skandalin e inceneratorëve dhe skemën e evazionit fiskal përmes kompanive të lidhura me impiantet e përpunimit të mbetjeve.

Syri Tv ka publikuar dokumente të tjera, sipas të cilave tregohet se si firma e zonjës Gjyste Serrmi, e cila ka ndërruar jetë 5 vite më parë, është përdorur pas vdekjes edhe në një tjetër kompani, e këtë herë duke i shkaktuar shtetit një dëm shtesë prej 800 milionë lekësh, veç evazionit që kishte kryer kjo kompani.

Nga dokumentet rezulton se të njëjtit persona çifti Dashamir e Vjollca Ymeri kanë përdorur të njëjtën skemë, duke falsifikuar firmën e të ndjerës Gjyste Serrmi pas vdekjes e më pas kanë dorëzuar pranë Drejtorisë së Tatimeve bilancin e vitit 2016 kur kanë kryer një xhiro mbi 8 miliardë lekë.

Sipas këtyre dokumenteve rezulton se kompania i është shitur Gjyste Serrmi rreth një vit para vdekjes, kur Dashamir e Vjollca Ymeri kishin kryer fatura fiktive në vlerën e 8 miliardë lekëve.

Pasi kishin kryer procedurat, për të humbur gjurmët e për t’i shpëtuar detyrimeve ndaj shtetit, shitën kompaninë te Gjyste Serrmi Por edhe në këtë rast, pasqyra financiare është dorëzuar me vonesë.

Për shkak të vonesës ka lindur nevoja e falsifikimit të firmës të Gjyste Serrmit e cila tashmë kishte vdekur. Pasqyra Financiare me firmë të Gjyste Serrmit është pranuar pa më të voglin kundërshtim nga Drejtoria e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit.

Image

Por në këtë rast abuzimi është edhe më i rëndë.

Nëse në procedurat e kryera në kompaninë Elvis 03, ishte falsifikuar firma e Gjyste Serrmit dhe në Tatime paraqitej tjetër person, për kompaninë Frangaj International, sipas dokumenteve rezulton se Gjyste Serrmi “është paraqitur vetë” e ka dorëzuar bilancin e vitit 2016.

Kjo procedurë është kryer në datë 31/07/2017, pra 14 ditë pas vdekjes së saj. E në bilancet dhe procedurat e kryera nga Drejtoria e Tatimeve, është vendosur firma e Gjyste Serrmit.

auto_bilancet1657641731

auto_bilancet11657641731

auto_bilancet21657641731

auto_bilancet31657641730

auto_bilancet41657641730

auto_bilancet51657641729

auto_bilancet61657641729

auto_ekstrakt1657641817

Etiketa: dokumentincenerator

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
E rëndë/ 5 studentë ndërrojnë jetë në rrethana misterioze, policia nis hetimet

E rëndë/ 5 studentë ndërrojnë jetë në rrethana misterioze, policia nis hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com