GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Skandali i anulimit të fluturimeve, BBC “degjeneron” Wizz Air: Pasagjerët të pakënaqur!

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i anulimit të fluturimeve, BBC “degjeneron” Wizz Air: Pasagjerët të pakënaqur!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhvatja e vazhdueshme që i bën kompania Wizz Air pasagjerëve shqiptarë që duan ta udhëtojnë nga Shqipëria për në vendet e tjera apo anasjelltas është denoncuar disa herë. Kjo kompani jo vetëm që ka treguar moskorrektesë me klientët e saj kudo në botë por nuk ofron as kompensim për shtyrjen apo anulimin e fluturimeve. Së fundmi BBC, i ka kushtuar një artikull kësaj kompanie ku tregon rrëfimet denoncuese të pasagjerëve të zhgënjyer nga moskorrektesa e Wizz Air.
Shkrimi nga BBC
Rachel dhe Sam Hunt me fëmijët e tyre Leo, dy vjeç dhe Indie, disa-muajsh nuk kanë mundur të shkojnë në Qipro pasi fluturimi i tyre u anulua dy herë.
Familja Hunt, nga Beccles, Suffolk, duhej të fluturonte nga Larnaka në Qipro me miqtë, por fluturimet e tyre u anuluan dy herë nga Wizz Air.
Komoania e fluturimeve kanë pretenduar se kanë bërë shkurtime në staff dhe jo rekrutime të reja që prej kohës së pandemisë Covid-19.
Rachel Hunt tha se fluturimi i tyre i parë u anulua pasi ata mbërritën në Aeroportin e Gatwick, pasi dolën nga shtëpia në orën 02:00 të mërkurën, më 1 qershor.
“Shkuam në aeroport dhe u ulëm aty kur morëm një mesazh në orën 08:30 ku shkruhej se ‘fluturimi juaj sapo është anuluar’, dhe menduam, tani çfarë të bëjmë? “, tha ajo.
“Nuk gjendej askush nga linja ajrore atje… ne u ndjemë vetëm.”
Ajo arriti të rezervonte një tjetër fluturim dy ditë më pas. Këtë radhë, në një hotel afër aeroportit Gatwick. “Ne mbërritëm deri te porta e nisjes kur morëm një tjetër mesazh sapo ishim gati të hipnim në fluturim,” tha ajo.
“Mendova se hera e parë ishte çështje fati, por hera e dytë ishte thjesht qesharake. Qava.” Hunt tha se kishte humbur nënën e saj vitin e shkuar dhe se festa ishte pak a shumë një “arratisje” e nevojshme.
Ajo tha se ishte “me të vërtetë e zhgënjyer” me Wizz Air. “Jam vërtet, me të vërtetë e pakënaqur që askush nuk na ka kontaktuar. Thjesht na kanë dërguar email të automatizuar,”-u shpreh Hunt.
Burri i saj, Sam, tha se kishte “njerëz që kishin kaluar më keq”, por pritshmëritë ishin që të mund ishin trajtuar më mirë nga linja ajrore.
Pasi foli me kontrollin kufitar, Hunt tha se “ishte e qartë që fluturimi nuk do të mbushej”. “Ata na treguan përqindjen e fluturimeve që do të anuloheshin çdo ditë,” tha ai.
Ai tha se ishte e qartë për kompanitë e fluturimit, të anulojnë fluturimet më herët në mënyrë që të jenë në gjendje që të nisen të tjerë.
“Diku po bëhet një llogaritje”, tha ai. “Fluturimet janë shitur, nuk janë falur. Është e qartë se duhet bërë një kompensim në një moment.”
Familja kishte paguar 800 £ për fluturimet, por afërsisht 1000 £ të nxjerra nga xhepi duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet e tyre.
Rasti 2
Gillian Mansbridge nga Norfolk u kthye në shtëpi katër ditë me vonesë pasi fluturimi i saj meW Air u anulua.
Mansbridge, nga Mattishall në Norfolk, shkoi në Qipro me familjen e saj me 7 anëtarë, përfshirë dhe dy foshnja, por nuk mundën të ktheheshin dhe e shtynë kthimin me 4 net të tjera në një hotel në Mesdhe për shkak të Ëizz Air.
Ajo tha se mundi të kthehej në shtëpi të mërkurën, por u stërmundua të kontaktonte me Wizz Air për fluturime të reja dhe akomodime.
“Na kishin mbaruar pelenat dhe qumështi, po ashtu edhe ilaçet e mia”,-tha ajo.
Mansbridge, e cila punon me studentë me nevoja të veçanta, tha se i kishin thënë se e njëjta gjë me këtë kompani u kishte ndodhur edhe personave të tjerë.
“Ka akoma njerëz që s’po kthehen dot në shtëpi për faj të Wizz Air. Nuk do zgjedh më kurrë në jetë të fluturoj me ta”,- u shpreh ajo.

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Vodhi lekët e pensioneve dhe u zhduk, shpallet në kërkim punonjësi i Postës Shqiptare në Peshkopi

Vodhi lekët e pensioneve dhe u zhduk, shpallet në kërkim punonjësi i Postës Shqiptare në Peshkopi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com