GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i Bankers/ Ish-administratori Leonidha Çobo lirohet nga GJKKO

17:45 - 04/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i Bankers/ Ish-administratori Leonidha Çobo lirohet nga GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga burgu ish administratorin e Bankers, Leonidha Çobo. Kapitali ka mësuar se gjykata e ka gjetur të padrejtë arrestimin e ish administratorit të Bankers nga Prokuroria e Fierit duke urdhëruar lirimin e mënjehërshëm të tij dhe zbutjen e masës në arrest shtëpie.

GJKKO ka vlerësuar se Çobo është hetuar në tre episode të tjera gjatë viteve 2020-2021 dhe nuk ka patur indicie për largimin e tij apo prishjen e provave. Ndaj gjykata e ka vlerësuar si të panevojshëm arrestin me burg.

Çobo ishte hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimet penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2018, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat, etj, duke kërkuar në përfundim të hetimeve pushimin e procedimit.

Kërkesa e prokurorisë u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier dhe u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në atë kohë.

Zoti Çobo ishte larguar që para 10 vitesh nga drejtimi i Bankers, sapo kompania u ble nga kinezët. Por pavarësisht kësaj, ai u arrestua nga Prokuroria e Fierit në korrik të këtij viti me akuzë për krijimin e një skeme mashtrimi me të ardhurat, pastrimin e produkteve të veprës penale si dhe shpërdorim detyre. Bashkë me Çobon u arrestua dhe ish administratori Hongping Xiao. Më vonë dosja e Bankers kaloi në juridiksionin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila sot ka urdhëruar lirimin e çobos dhe zbutjen e masës ndaj tij në arrest me burg.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Para
Shëndetësia në kolaps! KLSH tregon skandalet e ilaçeve dhe fondet e rimbursimit

Shëndetësia në kolaps! KLSH tregon skandalet e ilaçeve dhe fondet e rimbursimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com